Djegia e anijes greke, inspektim për të gjithë gjeografinë portuale
25/12/2008 Problem anijet të papuna dhe të sekuestruara
DURRES- Incidenti i dy ditëve më parë teksa në kalatën numër 4 të portit të Durrësit mori flakë salla e motorëve të anijes greke “Anastasios 1”, ka bërë që autoritetet portuale të ngrenë një grup pune për të bërë investigimin e të gjithë zonës. Synimi parësor është vendosja e njollave në hartë për të gjitha rastet që kërkojnë ndërhyrje sa më parë. Afro dy vjet pasi ka dalë vendimi i qeverisë, vendim i nënshkruar më datë 24 janar 2007 për largimin e anijeve të papuna dhe të sekuestruara nga Prokuroria. Nga ana tjetër ende në kalatën lindore ka anije gjysmë të mbytura, apo të papuna, kurse në kalatën e peshkimit anije të mbytura e të tjera që janë jashtë standardeve për lundrim e gjueti. Edhe në kalatën zero të portit të Durrësit gjenden anije të tilla, të cilat nuk dihet se për çfarë shkaku qëndrojnë në këto zona të portit. Ato krahas zënies së kalatës së përpunimit rrezikojnë edhe incidente apo situate si ajo e ndodhur të martën. Autoriteti Portual sh.a ka vënë në dijeni në rrugë shkresore të gjithë pronarët e anijeve, të cilat ende qëndrojnë në kalatën lindore të patransportuar për në gjirin e Raguzës 1 dhe Raguzës 2. Edhe pse në këtë port është rritur ndjeshëm siguria portuale, APD vijon të jetë kritike sidomos me kushtet që duhet të plotësojnë pronarët, kompanitë dhe ekuipazhet për sigurinë në manovrime, përpunim, ankorim dhe rinovim teknik të pajisjeve. Porti ka marrë vlerësimet më të larta të komisioneve dhe vëzhguesve të huaj që monitorojnë jo vetëm kushtet e ofruara, por edhe mënyrën e administrimit, por kjo duket se nuk ka kënaqur ekipin drejtues të portit. Vajrat e derdhura në anën lindore të portit nga një anije, mbytja e dy peshkatoreve në afërsi të terminalit të trageteve dhe së fundi zjarri në motorët e anijes me karburant, ka nxitur APD të inspektojë dhe të dalë me masa shtrënguese.