Mihal Delijorgji i drejtohet Gjykatës së Strasburgut
25/12/2008 Të hiqet sekuestroja e pronave
Në pronësi pallatet, 18 mijë metra tokë dhe fabrika
TIRANE- Ish- administratori i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec Mihal Delijorgji, me anën e një padie i drejtohet Gjykatës së Strasburgut në Holandë duke pretenduar se në Shqipëri i janë shkelur të drejtat parësore të tij. I dyshuari kryesor për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, ka humbur të gjitha seancat gjyqësore që janë zhvilluar ndaj tij në Shqipëri. Nisur nga këto rrethana, por edhe duke marrë shkas nga pronat dhe pasuria e sekuestruar nga Prokuroria, Delijorgji i është drejtuar pak kohë më parë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, duke shpresuar se kjo e fundit do të vendosë drejtësinë që ia kanë mohuar gjykatat shqiptare. Nga burimet mësohet se Mihal Delijorgji ka vënë në dijeni edhe autoritetet vendase ku pretendon se sekuestrot e vendosura mbi pasuritë e tij, janë të paarsyeshme pasi organi i akuzës dhe gjykata nuk ka marrë parasysh gjendjen e familjarëve të tij. Paralelisht me hetimet që po zhvillohen ende për Gërdecin nga pronat e Delijorgjit, që i janë nënshtruar sekuestros konservative bëjnë pjesë pasuri të patundshme, apartamente dhe llogari bankare. Si llogari bankare në emër të Delijorgjit janë 900 mijë euro, ndërsa Prokuroria ka kërkuar edhe sekuestron e 18 mijë metrave katrorë truall përfshi edhe ndërtimin në Shkozet në afërsi të Durrësit, si dhe rreth 11 mijë metra katrorë sipërfaqe të tjera tokë dhe pallate banimi në zonën e ish-uzinës Enver në Tiranë. Për t’i shkuar deri në fund dhe për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës të tragjedisë së Gërdecit, aktualisht grupi hetimor i kësaj çështjeje në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit ka kryer gjatë kësaj kohe një sërë ekspertizash. Procesi hetimor ka nxjerr në skenë emra të tjerë, të cilët dyshohen se janë implikuar në aferën korruptive të punishtes së Gërdecit. Për shpërthimin e fuqishëm të 15 marsit të këtij viti Prokuroria ka arrestuar vetëm tre personat Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxhozi. Ndërkohë që ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është person në hetim së bashku me tre ish-gjeneralët e ushtrisë shqiptare. Aktualisht organi i akuzës pret dëshminë e Henry Tomeyt dhe Evraim Diverolit.
Hetimet paraprake vërtetuan se kjo ngjarje shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e rëndë të 11 personave, plagosjen e lehtë të 31 personave dhe dëmtime të natyrës më të lehtë të 260 personave të tjerë, pa përmendur këtu lëndimin e shëndetit mendor dhe emocional të një numri të konsiderueshëm personash të tjerë. Në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit janë dëmtuar dhe 5413 banesa dhe objekte private, 32 biznese private dhe 34 ferma bujqësore. Të gjitha dëmtimet e shkaktuara, sipas një vlerësimi paraprak, të Entit Kombëtar të Banesave kapin vlerën financiare prej 2, 039, 216, 418 lekësh.