E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, OSSH premton furnizim pa ndërprerje

25/12/2008  Rritet me 20 për qind konsumi i energjisë

FIER- Rritet konsumi i energjisë elektrike muajin e fundit të vitit në Fier. Konsumi i energjisë elektrike ka shkuar në kuotën e 1 milion kv orëve të konsumit të energjisë elektrike në 24 orë. Sipas drejtuesit të komanduar të sistemit të shpërndarjes së energjisë për qarkun Fier, Andi Prifti, rritja e konsumit ditor shkon në 20% më shumë nga periudhat e mëparshme dhe kjo si shkak i uljes së temperaturave të motit dhe përdorimit të energjisë elektrike për ngrohje. Konsumi i energjisë elektrike ka rritur edhe ngarkesat në rrjetin e qytetit të Fierit. Megjithatë, sipas OSSH, ka pasur deri tani probleme dhe defekte në rrjet “Ndryshimi i temperaturave në rrethin tonë”,-ka thënë Prifti, ka bërë të mundur edhe rritjen e konsumit të energjisë elektrike në rrjet. Për sa i përket qytetit të Fierit konsumi i energjisë elektrike shkon në 20% më shumë në krahasim me muajin e kaluar për sa i përket rritjes së konsumit. Të paktën ka 4 ditë që qyteti i Fierit ka patur një konsum prej 1 milion kilovat orë dhe besoj në këto kushte do të vazhdojë të jetë ky lloj konsumi edhe në të ardhmen. Për ne nuk përbën problem rritja deri në këtë shkallë. Mendoj që të mos krijohen defekte për sa i përket kushteve klimaterike. “Nga ana tjetër sipas OSSH rritja e konsumit ditor të energjisë elektrike është e pranueshme kur shënohen këto temperatura të ulëta të motit. Gjithsesi kërkohet nga komuniteti të jenë sa më racional në përdorimin e energjisë elektrike për ngrohje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›