Minat me celular, të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
25/12/2008 Kërkohet burg edhe për 4 të akuzuar për trafik armësh dhe droge
TIRANË- Glerjan Hyseni dënohet me 9 vjet dhe përfundimisht i mbeten 6 vjet duke përfituar nga ulja me 1/3, Shkëlqim Gjoka dënohet me 5 vjet e 4 muaj, Adrian Moçka 4 vjet e 8 muaj dhe Hysen Hyka me 4 vjet. Kaq është dënimi i dhënë dje nga gjykata e Tiranës për katër të pandehurit, të cilët u hetuan e më pas u gjykuan për akuzën e prodhimit të minave me celular. Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi 12 vjet për Hysenin, 11 vjet për Gjokën, 10 vjet për Moçkën dhe 4 vjet e 4 muaj për Hykën. Sipas gjykatës, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar mina me celular, të cilat më pas do të tregtoheshin në vendin tonë. Po dje Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor dhe dënimin e katër të pandehurve akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës. Besnik Braka 18 vjet, Zamira Gjongecaj, 7 vjet, Zamir Ferhati, 17 vjet, Tajar Leçini, 7 vjet. Kaq është masa e dënimit e kërkuar dje për katër të pandehurit e mësipërm. Të pandehurve u janë sekuestruar në momentin e arrestimit 5 kg heroinë e pastër, qese plastike të destinuara për paketimin e lëndës narkotike dhe një autoveturë tip “Benz Mercedez”, prodhim i vitit 2004, me targë TR. 6868 J. Braka rezulton se ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se organizoi trafikimin drejt Greqisë të rreth 500 mijë fishekëve dhe disa pushkëve G3. Kjo sasi municioni u kap më 28 qershor të vitit 2003 nga kontrollorët grekë të doganës së Kakavijës.