Kapshticë, ndalohet turku, po kalonte 3 afganë
25/12/2008 I kishte fshehur në kamion. Pak ditë më parë u ndaluan 7 të tjerë
KAPSHTICË-Edhe pse dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës u kapën 7 afganë në tentativë për të hyrë në tokën shqiptare si klandestinë, sërish tre afganë të tjerë kanë tentuar të hyjnë në doganën e Kapshticës me të njëjtën mënyrë, pa dokumente legale, duke shfrytëzuar një kamion të një subjekti privat që sillte mallra në Shqipëri, por edhe këta të fundit kanë patur të njëjtin fat me 7 afganët e tjerë.
Kapja
Burime të policisë kufitare Kapshticë pohuan se 3 afganët u kapën që në momentin e parë të mbërritjes së tyre në doganë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 14.00 në pikën e kalimit kufitar Kapshticë. Mësohet se kapja e tyre u bë e mundur gjatë një ushtrim kontrolli në një kamion që vinte nga Turqia. Të njëjtat burime thanë gjithashtu se gjatë këtij kontrolli kanë qenë të pranishëm edhe sektor i luftës kundër trafiqeve dhe kontrabandës. Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se tre afganët ishin të fshehur në një kamion më targa turke, i drejtuar nga një shtetas turk, Ali Osmani, i cili po sillte në Shqipëri lingota alumini, ndërsa ishte nisur nga porti i Verias. Pas kapjes së tre afganëve është mësuar fakti se këta të fundit ishin pajisur me pasaporta greke, të cilat kishin qenë të falsifikuara. Për këtë arsye, ndërsa janë ndaluar tre afganët, në të njëjtën kohë është bërë edhe ndalimi i shoferit turk, por ky i fundit ka ngritur pretendimin se nuk kishte asnjë dijeni se në çfarë rrethanash, tre afganët kishin hyrë në automjetin e tij. Me këtë rast kujtojmë se gjatë muajve të fundit në doganën e Kapshticës ka patur disa tentativa të shtetasve afganë për të hyrë në Shqipëri, por me destinacion mbërritje shtetin italian. Në të gjitha rastet e evidentuar kanë qenë shtetasit turq ata që kanë vënë në shërbim të afganëve kamionët e tyre.