Kushtet e opozites Berisha pro ndryshimit te rregullores
Kryeministri Sali Berisha i ka kthyer përgjigje opozitës lidhur me rregulloren e parlamentit. Në mbledhjen e grupit kuvendor demokratë, Berisha theksoi se ndonëse rregullorja aktuale është në standardet më të larta, maxhoranca është e hapur për të përshtatur atë nen për nen me rregulloren e Parlamentit Europian. Ndërsa për reformën zgjedhore, Berisha u shpreh i bindur se do të ketë progres në ditët në vijim.
“Jam i bindur se do të ketë progres në bashkëpunimin në reformën zgjedhore, ku maxhoranca ka qenë gjithnjë e hapur dhe mbetet e hapur të punojë me opozitën dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm të kësaj shoqërie për të adresuar një nga një të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të dy zgjedhjeve të fundit. Për sa i përket rregullave të Parlamentit duhet të garantoj çdo shqiptar, se ndonëse rregullorja e këtij parlamenti është në standardet më të larta demokratike, ne jemi të hapur për ta konfrontuar atë nen për nen, me rregulloren e Parlamentit Evropian dhe standardet më të larta të Evropës dhe të botës që ekzistojnë.”, tha Berisha.
Shefi i qeverisë përdori mbledhjen e grupit kuvendor për të treguar bilancin e vizitës 7 ditore në New York. Qeveria shqiptare u bë pjesë e partneritetit për një qeveri të hapur, një marrëveshje kjo e nënshkruar nga presidenti i SHBA-së, Barak Obama dhe kryetarët e 70 shteteve të botës.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e hënë , 26 shtator 2011 )