E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e regjistrave të shkollës, zbulohen autorët

Kapen autorët që dogjën regjistrat e shkollës në fshatin Rrostej të Kavajës. Pak ditë më vonë, policia ka mundur të identifikojë tre të dyshuarit, megjithëse do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë. Burimet policore bënë të ditur se Komisariati i Kavajës ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë Klodian Kalemin, 17 vjeç, Afrim Demarkun, 20 vjeç dhe Reanto Dedejn, 17 vjeç. Pak ditë më parë, policia u njoftua se në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrostej kishte rënë një zjarr, ku ishin djegur regjistrat e viteve 2000-2001 dhe 2006-2007. Policia deklaroi atë ditë se dyshohej që djegia e regjistrave ishte kryer për shkak të zhdukjes së emrave të personave që kanë kryer shkollën gjatë atyre viteve.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›