Meta: Rimbursim të plotë për medikamentet e pensionistëve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se të gjitha ilaçet për pensionet duhet të jepen me rimbursim. Sipas Metës, pensioni i ulët bën që kjo kategori të mos t‘i përballojë dot shpenzimet për barnat.
Meta bëri një vizitë në një nga farmacitë e kryeqytetit, ku bisedoi me disa pensionistë. Ai garantoi përfaqësuesit e moshës së tretë se me fitoren e LSI më 28 qershor, shërbimi shëndetësor për moshën e tretë do të jetë krejtësisht pa pagesë dhe do të bëhet rimbursim i plotë i të gjitha medikamenteve që janë të nevojshme për shëndetin e çdo individi të kësaj kategorie njerëzish. "Jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimet që kanë qytetarët e sidomos individët e moshës së tretë, për sa i takon rimbursimit të medikamenteve mjekësore", u shpreh kreu i LSI-së. Ai vërejti se problem mbetet gama e rimbursimit si dhe cilësia e medikamenteve.