E Diel, 1 Nëntor 2026

Djeliç: Kosova të mos jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Nënkryetari i qeverisë serbe, Bozidar Djeliç, ka deklaruar se vendi i tij asnjëherë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Djeliç ka thënë se integrimi evropian i Serbisë dhe çështja e Kosovës janë dy procese të ndara.
Duke thënë se vendi i tij "ka raporte të shkëlqyera me Brukselin", zëvendëskryeministri serb ka deklaruar se politika e Serbisë është që të mbajë të ndara këto procese dhe se "Bashkimi Evropian nuk ka një qëndrim të vetëm për Kosovën".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›