“Do certifikatë, paguaj taksat e Bashkisë”

14/04/2005 Qytetarët të pakënaqur me metodat e pushtetit vendor
SHKODËR – “Paguaj taksën e pastrimit dhe të banesës, për të marrë certifikatë”. Kjo është mënyra që Bashkia e Shkodrës ka gjetur që nga fillimi i këtij viti, për të vjelë këtë taksë. Veç kësaj, banorët e qytetit të Shkodrës janë të pakënaqur nga vlera e taksave të pastrimit dhe të banesës që duhet të paguajnë ata.
Taksat
Një shqetësim të tillë e ngre edhe qytetari Artur Cukali, i cili sapo ka dalë dje nga zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Shkodër, ku kishte shkuar për të marrë një certifikatë, është shprehur për gazetën “Metropol”, se në antitezë me zyrat e reja të gjendjes civile, ku shërbimi është për t’u lavdëruar, vendimi i Bashkisë, për të rritur taksat është i padrejtë dhe në mospërputhje me nivelin ekonomik të shumicës së banorëve të qytetit të Shkodrës. “Tashmë për të marrë një certifikatë jemi të detyruar të paguajmë 15 mijë lekë, ku përfshihen 5 mijë lekë taksë banese dhe 7 mijë lekë taksë të pastrimit të qytetit, në një kohë që po jetojmë me të ardhurat e ndihmës ekonomike dhe kjo pagesë na vë në vështirësi të madhe e na detyron të marrim lekë borxh, për të përballuar jetesën e muajit”.
Nga ana tjetër, punonjësit e zyrave të gjendjes civile, shprehen, se as ata nuk e dëshironin kryerjen e një procedure të tillë, që nuk i takonte, por të tilla kishin qënë udhëzimet dhe ata nuk mund të lëshonin certifikata, pa i pasur të dy taksat e paguara. Këto udhëzime atyre iu kanë shkuar, që në fillim të vitit dhe shqetësimin më të madh e kishin ndjerë, sidomos, në fillim të vitit, kohë kur të gjithë personat, që përfitojnë ndihmë ekonomike nga bashkia si dhe pensionistët, që dëshironin të lëshonin prokura për tërheqjen e pensionit të tyre, duhej të rinovonin dokumentacionin. Për të kryer këto veprime ata detyrimisht duhej të paraqiteshin pranë zyrave të gjendjes civile, për të bërë certifikatat, por aty hasnin edhe pagesën që duhej bërë për dy taksat në fjalë.
Në këto situata punonjësit janë gjendur para vështirësive, sepse kishin të bënin me shtresën më të varfër të qytetit dhe në njëfarë mënyre i detyronin t’i paguanin këto taksa, mjaft të rënda për këtë shtresë, që largohej e pakënaqur nga shuma që ishin të detyruar të paguanin, por edhe nga mënyra e vendosur për vjeljen e tyre.
Vendimi
Vendimi i Bashkisë për të rritur taksat dhe për t’u vjelur në një mënyrë të tillë është diskutuar disa herë nga anëtarët e këshillit bashkiak. Debati kishte nisur që në fund të vitit 2004, kur Bashkia i kërkoi këshillit Bashkiak, që të rriste taksën e pastrimit, nga 3 mijë lekë, në 10 mijë lekë (të vjetra), shumë kjo që nuk arriti të miratohej. Por, edhe kërkesa e dytë, kur u kërkua vendosja e kësaj takse, në masën 7 mijë lekë të vjetra, nuk arriti që të miratohej. Por, megjithëse në 2004, dy herë rradhazi, këshilli bashkiak nuk e miratoi rritjen e këtyre shifrave, Bashkia Shkodër e filloi vitin 2005 me rritjen e vlerës së këtyre taksave.
Reagimet
“Taksat lokale më të ulëta se në bashkitë e tjera”
Vendimi për të vjelë taksat e pastrimit dhe të banesave duket se ka qenë një shkak për mbledhjen më të ulët të taksave, në krahasim me vitet e tjera. Reagimet e këshilltarëve të ndryshëm bashkiakë nuk kanë munguar, menjëherë sapo u mor vesh vendimi i Bashkisë për mënyrën e vjeljes së taksave, por kjo e fundit është justifikuar me faktin se rritja e taksës së pastrimit dhe e taksës së re të pasurisë, është planifikuar në buxhetin e vitit 2005, të cilin Këshilli Bashkiak e ka miratuar në total.
Sipas drejtuesve të bashkisë së Shkodrës, vlera e taksave të vendosura është më e vogël se e bashkive të tjera të vendit.
Nga ana tjetër këshilltarët e majtë e kanë akuzuar Bashkinë se nuk po i mban premtimet ndaj qytetarëve të saj, për uljen e taksave, premtime këto që u bënë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale.
Nga ana tjetër, burimet nga bashkia shprehen se vendimi për vjeljen e taksave në një mënyrë të tillë, nuk ka dalë këtë vit, pasi ai është një vendim i marrë nga Bashkia, që në vitin 2002, pavarësisht se nuk arriti që të zbatohej realisht.