Policia: Donaldi 12-vjeçar vari veten

14/04/2005 Familjarët mohojnë, sipas tyre vdekja ishte aksidentale
LUSHNJE – Një fëmijë 12-vjeçar është vetëvarur në oborrin e shtëpisë së tij. Mbrëmjen e së martës, rreth orës 20.30, sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Qarku Fier, Donald Çela, lindur dhe banues në fshatin Spolat të komunës Gradisht, nxënës i klasës së gjashtë, është gjendur i varur me litar në ambientet pas shtëpisë, një shtëpi private njëkatëshe.
Rrethanat e ngjarjes duket se janë akoma misterioze, pasi familjarët thonë se ngjarja ka qenë aksidentale, ndërsa burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja është një vetëvarje e pastër.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Lushnjës për hetime të mëtejshme.
Policia
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e policisë së Qarkut të Fierit, mësohet se blutë nga ana e tyre kanë dyshime akoma të paprovuara në lidhje me ngjarjen.
Burimet kanë thënë dje për gazetën “Metropol” se dyshimet kryesore nga ana e tyre nuk janë për një ngjarje aksidentale, por për një vetëvrasje të vullnetshme të 12-vjeçarit, të nxitur nga motive akoma të panjohura. Sipas policisë, shkak për dyshime të tilla është bërë dhe sjellja agresive e të afërmve të Donaldit, të cilët nuk kanë pranuar që grupi i hetimit të shkojë në vendin e ngjarjes dhe të merret me këtë çështje.
Sipas të njëjtave burime zyrtare, mësohet se familjarët e djalit të vogël nuk kanë pranuar që atij t’i bëhet autopsia pas vdekjes.
I ati i viktimës, Pëllumbi si dhe e ëma Flora, rreth të 40-ave, punonin në bujqësi. Donaldi 12-vjeçar ishte binjak me një motër, ndërkohë që viktima ka lënë edhe tre vëllezër të tjerë. Ata jetonin në kushte normale ekonomike, ku burimi i vetëm ishin të ardhurat nga prodhimet bujqësore.
Familja
Fshati Spolat ndodhet rreth 13 km në të majtë të rrugës nacionale Fier-Lushnjë, nga vendi i quajtur "Kthesa e Shoferit", në rrugën nacionale. Në qendër të fshatit shihet një grumbull grash, banore të lagjes. Ato na thonë se 12-vjeçari ka qenë duke luajtur lishars me litar, të vendosur në një pemë të oborrit, pas shtëpisë së tij dhe, sipas disa rrëfimeve litari i është mbështjellë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen.
Disa gra të tjera ngrenë supet, duke thënë se nuk dinë ç’të thonë për këtë ngjarje.
Në oborrin e shtëpisë së Pëllumb Çelës, babait të viktimës 12-vjeçare, ishin mbledhur me dhjetëra njerëz, miq dhe të afërm. Jo shumë larg nga banesa ku kishte ndodhur ngjarja, rreth 600 metra në një gjysmë kodrine mbi shtëpinë e viktimës, dje disa nxënës të shkollës ku mësonte Donaldi, ishin duke shkuar në varreza me kurora.
Shumë bashkëmoshatarë të tij thanë se Donaldi ishte një djalë i mirë, shok i dashur me të gjithë dhe me mësime treguan se ndonëse nuk shkëlqente, ishte nxënës i mirë.
Pas shkëputjes nga rreshti i gjatë i nxënësve me kurora, një i afërm i familjes Çela, sapo konstaton komunikimin me nxënësit si dhe praninë e aparateve fotografikë, mundohet që të bllokojë marrjen e informacionit.
Disa banorë, por dhe fëmijë, thonë se Donaldi është vetëvarur nga pakujdesia gjatë lojës.
Precedentët
12 shkurt 2005
FIER - Një 11-vjeçare është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës së saj. Esmeralda Cene, nxënëse në klasën e V-të në shkollën 9-vjeçare “Jani Baalli”, u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj. Sipas pohimeve të prindërve të vajzës në polici, mësohet se Alda (sikurse e thërrisnin) kishte pasur një debat të ashpër dhe menjëherë më pas kishte hyrë në tualetin
e shtëpisë.
16 shkurt 2005
TIRANË – Johana Rajdho, 11 vjeçe, nxënëse e klasës së V-të në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”. Ditën e vetëvrasjes, Johana, ishte kthyer nga shkolla e mërzitur për shkak të një note katër që kishte marrë në një provim, megjithëse mësuesja e kishte garantuar se nuk do e vinte në regjistër. Ndërkohë mësohet se ajo frekuentonte edhe një shoqatë fetare.
20 shkurt 2005
POGRADEC – Në haurin e shtëpisë var veten Erila Elezi, 13 vjeçe, nxënëse e klasës së VII-të të shkollës 9-vjeçare të fshatit Velçan të zonës së Mokrës. Sipas familjarëve, mësohet se mbrëmjen e së dielës ajo ishte grindur me vëllanë e saj, ndërsa prej kohësh frekuentonte një shoqatë fetare. Sipas prindërve, vajza e tyre tre muaj më parë kishte “paralajmëruar” dëshirën e saj për të vdekur.
23 shkur 2005
PATOS – Nxënësi i klasës së VIII, të shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostinishti”, në Patos, Endrit Goxhaj është vetëhelmuar me gjysmë kokërr fostoksine, të cilën e piu pas një basti që kishte vënë me shokët. Megjithë ndihmën e ofruar nga të afërmit dhe dërgimin e tij në spitalin e Fierit, 14-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja.
12 prill 2005
LUSHNJE – Donald Çela, 12-vjeçari nga fshati Sfolat i rrethit të Lushnjës, u gjet i vetëvarur në një pemë pranë kasolles së tyre. Policia nuk ka dhënë ende asnjë shpjegim për motovin e ngjarjes, ndërsa është duke hetuar rrethanat dhe shkaqet e vetëvarjes së 12-vjeçarit. Nga ana tjetër, të afërmit e familjarët e viktimës mohuan vetëvarjen, duke e cilësuar ngjarjen si aksidentale.