Malësia e thellë pa mjekë e farmacistë

14/04/2005 Bluzat e bardha nuk pranojnë të punojnë, megjithë pagat e larta
SHKODËR - Zonat e thella malore të Qarkut të Shkodrës, vuajnë mungesën e pothuajse të plotë të shërbimit të duhur mjekësor. Bllokimi i këtyre zonave nxorri në njëfarë mënyre, jo vetëm mangësitë që kishin këto zona në aspektin e këtyre shërbimeve, por edhe përgjegjësitë e punën që duhej bërë, për të zgjidhur këtë problem.
Duke u nisur nga këto probleme, Qarku i Shkodrës bëri një studim nga i cili rezultoi se në të tre rrethet e këtij Qarku, Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe, vihen re mungesa të mjekëve, ndërsa në zonat si Kelmend, Kastrat, Fierzë, Shalë, mungon fare mjeku i familjes.
Përveç këtyre zonave të deklaruara, ka edhe shumë banorë të zonave të tjera, që po e vuajnë këtë fenomen, pasi megjithëse figurojnë mjekë të emëruar në zonat e tyre, përsëri ata nuk paraqiten, për shkak të largësisë së tyre.
Banorët e këtyre zonave u shprehën se mjekët vijnë sa për t’u dukur dhe kjo kryesisht në verë apo pranverë, ndërsa gjatë periudhës, vjeshtë-dimër, kur kanë edhe më shumë nevojë, nuk ka asnjë mjek dhe janë të detyruar që të çajnë dëborën për orë të tëra, për të bërë vizitë te mjeku dhe po kështu edhe për të blerë ilaçe.
Por, përveç kësaj, duhet të rrijnë në radhë te mjeku i përgjthshëm, në zonat ku shkojnë për t’u vizituar. Mjekët e këtyre zonave, nga ana e tyre duhet të përballojnë një punë tepër të madhe, deri në 50 përqind mbi punën e zakonshme, që përfshin vizitat e banorëve të zonave ku punojnë, siç janë Dedaj, Aliaj, Grizhë, Hajmel, Mjedë e Dragoç.
Burimet nga Drejtoria e Shëndetësisë, theksojnë se vazhdimisht u janë bërë thirrje dhe oferta mjekëve, për të punuar në këto zona të thella. Kjo është bazuar edhe në një politikë stimulimi, duke shumëfishuar pagat e mjekëve, që do të pranojnë të punojnë në këto zona. Por, këto oferta nuk po i tërheqin akoma mjekët e rinj, që në bazë të testimeve, preferojnë të punojnë në qytet, qoftë edhe si ndihmësmjek. Jo vetëm të rinjtë, por edhe mjekët e tjerë specialistë janë duke preferuar, që të largohen nga Qarku i Shkodrës dhe të shkojnë drejt kryeqytetit.
Duke iu referuar shifrave, evidentohet fakti se në Malësinë e Madhe nuk ka pothuajse fare mjekë specialistë dhe mjek të përgjithshëm ka vetëm 19 të tillë. Rrethi i Pukës paraqitet paksa më mirë, me 7 mjekë specialistë edhe këto gjenden në qytet dhe në fshatrat përreth, në një kohë që kërkesat minimale janë për 18 të tillë.
Por, në zonat e thella nuk paraqitet shqetësuese vetëm mungesa e mjekëve, por edhe mungesa e farmacive. Të dhënat flasin se në komunat e Malësisë së Madhë nuk ka asnjë të tillë, ndërsa në ato të Pukës vetëm tri të tilla.