“Vajza ime vdiq vetëm për mungesë ilaçesh në spital”

14/04/2005 Nëna e 22-vjeçares që vdiq në maternitet, mohon variantin e mjekëve dhe i akuzoan ata për papërgjegjshmëri
DURRËS – “Kozeta vdiq për mungesë të ilaçeve në spital”. Kështu kanë deklaruar dje familjarët e Kozeta Kuqit, vajzës 22-vjeçare, që vdiq në maternitetin e Durrësit. Me reagimin e tyre të djeshëm, të afërmit e viktimës kanë ngarkuar me përgjegjësi mjekët e spitalit për neglizhencë dhe mungesë të profesionalizmit.
Nëna e 22-vjeçares Eli Buzi, bashkëshorti i Kozetës, Alban Kuqi dhe vjehrra e nuses, Leta Kuqi, kanë theksuar se kërkesa e mjekut për të abortuar fëmijën u është kërkuar vetëm në kohën që vajza kishte pësuar infarkt në zemër. Megjithatë, prindërit dhe të afërmit e Kozetës kanë vlerësuar impenjimin për të shpëtuar nga vdekja 22-vjeçaren, por, sipas tyre, gjithçka ka ndodhur vetëm në momentet e fundit të jetës së saj.
Në një intervistë për gazetën “Metropol”, nëna e Kozeta Kuqit, Eli Buzi, mohon që shkak i vdekjes të ishte problemi në zemër i vajzës së saj. Sipas saj, shkaku i vdekjes është i lidhur me mungesën e ilaçeve dhe medikamenteve në spital.
Kur kanë filluar shqetësimet e para të Kozeta Kuqit?
Ka qenë ora rreth 20.00 e mbrëmjes së datës 10 prill, kur Kozeta më tregoi se kishte shqetësime. Ajo ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe fakti se vajzës i kishte nisur hemorragji e lehtë, u shqetësuam dhe vajtëm te materniteti. Vajza është pritur nga mjeku Hysen Shkreli dhe di që i kanë bërë papaverinë, repgresteron e ndonjë ilaç tjetër. Doktori tha se pas këtij trajtimi nuk do të kishte problem dhe duke qenë se shtëpia jonë ishte pranë spitalit, më këshilloi të shkonim në shtëpi, nëse do të dëshironim, ndryshe mund ta mbante edhe në spital.
Më pas ç’ndodhi?
Pas mesnate vajza shfaqi të njëjtat probleme dhe hemorragjia na vuri në siklet. Dua të them se vajza ishte operuar në zemër kur ka qenë fëmijë dhe operimi i saj në Greqi ka dalë me sukses. U detyruam ta dërgonim përsëri në spital pa pritur të zbardhtte. Mjeku Shkreli përsëri i bëri të njëjtat gjilpëra si dhe më parë. Vajza u duk sikur u qetësua. Deri rreth orës 08.00 të mëngjesit nuk ka qenë asnjë mjek tjetër për të parë vajzën dhe kjo na shtyu të mendojmë se Kozeta nuk do të kishte probleme.
Pas kësaj ore, si ishte ecuria e vajzës?
Në mëngjes, diku pas orës 08.00 është bërë konsultë e mjekëve. Në këtë kohë erdhi mjeku Arben Haxhihyseni, të cilin ne e njihnim. Doktor Arbeni i bëri eko dhe më tha se barra është e mirë, placenta po ashtu e mirë. Nuk jam shumë e saktë, por ka qenë ora rreth 10.30 e datës 11 prill 2005, kur gjendja e vajzës po përkeqësohej. I nisi përsëri hemorragjia dhe lajmwrova mjekun.
Ka qenë mesditë, koha kur Kozetës i nisi hemorragjia në përmasa më të mëdha se më parë. Megjithatë, vajza, edhe pse e frikësuar fliste me ne dhe me vjehrrën e saj, Letën.
Kur u përkeqësua gjendja e Kozetës?
Aty rreth orës 14.00 të datës 11 prill. Vajza ka hipur në shtratin e abortit dhe i shpërtheu hemorragjia. Kjo bëri që mjeku të alarmohej, ndërsa infermieret Dhurata dhe Neta bënë ç’ishte e mundur të afronin ilaçe e garza. Gjaku iu mpkis dhe Kozeta humbi ndjenjat. Mjekët dhe infermieret vajtën te salla e operimit dhe morën që andej të gjitha ilaçet, por ato nuk mjaftuan dhe vajza ime më la.
Nuk kishte më ilaçe?
Nuk e dija se spitali ishte në atë gjendje. Gjatë kohës që vajza dha shenja të përkeqësimit, na është kërkuar të blenim në farmaci adrenalinë, ultrakorten dhe ilaçe të tjera. Ato i blemë dhe ishim të gatshëm të blenim e të jepnim edhe gjak, por nuk na u kërkua më. Në spital nuk kishte as ujë dhe kuptohet se ç’do të thotë për një rast të tillë. Neve nuk na takon të gjykojmë askënd, por unë jam e detyruar të pohoj se asnjë mjek nuk i ka bërë vizitë me dorë vajzës dhe eko ka treguar se bebja kishte zhvillim normal. Madje, mjeku Arben Haxhihyseni më tha se për tri ditë Kozeta do të përmirësohej dhe më garantoi jo vetëm jetën e saj, por edhe të bebes.
Juve u është kërkuar që të firmosni për të bërë abortin e Kozetës?
Drejtuesit e spitalit kanë thënë se gjendja shëndetësore e Kozetës është ndjekur nga gjinekologë, reanimatorë, kardiologë e shumë mjekë. Të siguroj se nuk janë të vërteta, pasi kam qenë e pranishme që nga koha e vizitës së parë në orën 08.00 të mbrëmjes së datës 10 prill dhe derisa Kozeta ndërroi jetë. Si është e mundur që në kohën kur ajo kishte shfaqur probleme serioze për jetën, nuk ka qenë asnjë reanimator i pranishëm dhe se salla e kirurgjisë nuk ishte bërë gati. Si shpjegohet që të mos i bëhej një adrenalinë?! Mjeku Arben Haxhihyseni, pasi më ka garantuar se brenda tri ditëve Kozeta do të përmirësohej plotësisht, kur pa përkeqësimin e saj më ka kërkuar të nënshkruaj për të pranuar që isha pro abortit. Ka qenë ora 14.30, në kohën që vajza ime po përpëlitej mes jetës e vdekjes dhe se gjithçka kishte mbaruar. Kozeta ishte mbytur në gjak dhe kishte abortuar. Nuk janë të vërteta pohimet e drejtuesve të spitalit se ne dhe vetë Kozetës të na jetë kërkuar abortim për t'i shpëtuar jetën vajzës. Kërkesa e mjekut, i cili më ka thënë se po nuk nënshkrove për abortim nuk mbante përgjegjësi, është bërë në ora 14.30, kur Kozeta kishte humbur ndjenjat dhe pas pak vdiq.
Këmbëngulja e nënës
“Kishim marrë garanci, nga zemra s’kishte probleme”
“Nuk e di se kush e ka informuar nëndrejtor Gazmir Demirin, që është shprehur për një gjë të tillë. Unë jam nëna e Kozetës dhe mjekët në Greqi me kanë dhënë garanci për këtë. Por, edhe kardiologu Artan Godo dhe Spiro Qirko, me të cilët jemi konsultuar, na kanë pohuar se Kozeta ka të gjithë treguesit normal për të bërë fëmijë. Ne kemi të gjitha analizat që i janë bërë. Ajo ishte në muajin e tretë të shtatzënisë dhe sapo ajo dha shqetësimet e para, ne e dërguam në spital. Do të ishte më e moralshme që mjekët dhe veçanërisht doktor Demiri, për të cilin kam shumë konsideratë, të gjykonin me gjakftohtësi rastin e të mos deklaronin gjëra të tilla. Mua më ka vdekur vajza dhe jo mjekëve. Deklarimet e tyre për mua janë përpjekje për të larguar përgjegjësinë dhe paaftësitë e tyre. Nuk do të flisja në këtë mënyrë, nëse ata do të tregoheshin të kujdesshëm në deklarime. Pas vdekjes së Kozetës nuk erdhi asnjë mjek dhe as drejtuesit e spitalit për të na takuar si prindër apo familjen e burrit të Kozetës. Në punë njerëzit gabojnë dhe në raste të tilla ata duhet të tregojnë të vërtetën. Ne jemi familje që me fis e me farë na njeh i gjithë Durrësi dhe do të dinim të mbanim veten duke pranuar të falnim neglizhencën apo paaftësitë e mjekëve, nëse ata do të ndienin përgjegjësinë, gjithnjë nëse kanë. Deklarimi i tyre na duket i nxitur dhe kam të drejtë të gjykoj se vdekja e vajzës sime në duart e tyre nuk do u japë mësim”.
Një ekip specialistësh për zbardhjen e vdekjes së shtatzënës 22-vjeçare
Drejtuesit e spitalit i shmangen përgjegjësve
Për të zbardhur shkaqet e vdekjes së 22-vjeçares, Kozeta Kuqi, e cila kishte vetëm 7 muaj martesë, është ngritur një ekip i posaçëm me mjekë e specialistë të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa një ditë më parë zëvendësdrejtori i spitalit, Gazmir Demiri ka deklaruar se vdekja e Kozetës ishte e pashmangshme, pasi ajo nuk kishte pranuar të abortonte, ndërkohë që drejtori i spitalit të Durrësit, Kristaq Huta dhe mjeku që ka ndjekur shtatzënën, Arben Haxhihyseni, kanë deklaruar për gazetën se nuk do të shprehen deri në përfundim të hetimeve.
Drejtori Kristaq Huta
“Familjarët t’i drejoten Prokurorisë”
Drejtori i spitalit, Kristaq Huta, ka thënë se “prindërit e 22-vjeçares Kozeta Kuqi dhe bashkëshorti i saj, nuk kanë pranuar autopsinë”.
Sipas drejtorit të spitalit të Durrësit, Huta u ka bërë të qartë se autopsia do të nxirrte në pah shkaqet e vërteta të vdekjes dhe mbi bazën e raportit të mjekësisë-ligjore do të dilte edhe përgjegjësia. Gjithnjë sipas drejtorit, mësohet se “ka qenë këmbëngulja e familjarëve të viktimës ajo që nuk i ka lejuar mjekët të realizonin autopsinë”.
Veç kësaj, në përpjekje për të kaluar përgjegjësinë nga vetja, Huta ka rekomanduar se, “për hollësitë rreth kësaj ngjarje do të duhej të shprehej vetë mjeku që ka pritur urgjencën”, duke theksuar se ai do të urdhëronte që mjeku të pohonte për gazetën të gjithë rrjedhën e ngjarjes.
Përsa i përket prononcimit të prindërve të vajzës si dhe familjarëve të tjerë, të cilët konstatojnë se Kozeta ka vdekur si pasojë e neglizhencës dhe paaftësisë së mjekëve, Huta është shprehur se, “ankesat e tyre duhen bërë në drejtori. Në të njëjtën kohë, ai ka shtuar se prindërit apo bashkëshorti mund t’i drejtohen Prokurorisë për të denoncuar, nëse ata e gjykojnë të arsyeshme”.
Mjeku Arben Haxhihyseni
“Të presim konkluzionet e ekspertëve”
Mjeku Arben Haxhihyseni ka thënë se është urdhëruar nga drejtori i spitalit të mos bëjë asnjë deklarim për shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 22-vjeçares Kozeta Kuqi, banore e lagjes nr.18 të qytetit të Durrësit.
“Do të pranoja të deklaroja gjithçka lidhur me këtë ngjarje, por më është ndaluar”, tha Haxhihyseni, megjithë “premtimet” e drejtorit për ta “detyruar” atë të jepte shpjegime.
Mjeku Haxhihyseni ka theksuar se, drejtori Huta ishte thirrur në ministri, pikërisht për këtë ngjarje dhe se me urdhër të ministrit është ngritur një grup ekspertësh të mjekësisë-ligjore për të hetuar. Sipas tij, mjekë dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme kanë qenë në mesditë në spitalin e Durrësit dhe se është bllokuar kartela e kurimit të Kozeta Kuqit si dhe janë kryer disa konsulta.
Haxhihyseni ka pranuar të flasë vetëm pasi të përfundojnë të gjitha ekspertimet dhe pasi të dalë konkluzioni përfundimtar i grupit të ekspertëve.