E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi, i zhgënjyer me humbjen

Giuseppe Rossi është ndarë i zhgënjyer me humbjen e Villarrealit nga Manchester City, të martën mbrëma, 2:1 në xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Jam mjaft i zhgënjyer për humbjen, shpresoja që Villarreali ta shijojë pikën e parë në Champions”, ka thënë sulmuesi italian pas ndeshjes.

‘Nëndetësja e Verdhë’ udhëhoqi e para në ndeshjen e zhvilluar në Manchester, por goli i shënuar nga Sergio ‘Kun’ Aguero ua ‘këputi’ këmbët spanjollëve. Cityt me këtë fitore iu shtuan gjasat për kualifikim në të tetën e finales, kurse Villarreali përshëndetet përfundimisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›