Vritet futbollisti në Kolumbi

Futbollisti kolumbian, Edison Chara, është vrarë me armë zjarri, derisa gjendej me një grup shokësh në Puerto Tejada.
31-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, pasi u transportua me urgjencë. Sipas autoriteteve kolumbiane, të cilat nuk e dinë ende arsyen e vrasjes, i ndjeri po qëndronte me miq jashtë shtëpisë së prindërve të tij, kur vrasësi është afruar dhe ka shtënë në drejtim të tij.
Chara ka luajtur në ekipet Pereira, Cali, America e Once Caldas. Policia kolumbiane po e heton rastin në hollësi.