E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do fitoj, pasi ka ardhur vërtet koha për ndryshim.

15/06/2005  Leonard Kumaraku kandidati për deputet i PD-së

Cili është motivi juaj që ju kandidoni për deputet në këtë zonë?

Duke qenë se jam biri i zonës dhe kam prej 12 vjetësh që u shërbej në profesionin tim të mjekut edhe i familjes. Duke njohur problemet dhe gjendjen e vështirë ekonomike të zonës të krijuar nga keqqeverisja socialiste, vendosa të kandidoj për forcën politike të PD-së, pasi shoh te kjo forcë politike një tjetër program, që është më afër njerëzve në nevoj dhe ka një transparencë në ndjekjen dhe zhvillimin e problemeve të shqetësojnë sot mbarë Shqipërinë.

Cilat janë problemet e zonës dhe si mendoni t'i zgjidhni ato?

Zona ka një sërë problemesh komplekse, është zonë totalisht fshatare dhe prej 8 vjetësh nuk është vënë dorë në infrastrukturën bujqësore, arsimore dhe varfëria është ulur këmbëkryq në shtëpitë dhe vatrat fshatare si pasojë e shumë fondacioneve të trashëguara këto 8 vjet. Këto dhe të tjera probleme si prodhimi që nuk shitet, pasi mungon një treg i mirëfilltë dhe i organizuar si pasojë e komandimit të prodhimit që vjenë nga eksporti apo monopolet që kanë zabtuar dhe vazhdojnë të zaptojnë jo vetëm zonën time, por të gjitha zonat fshatare, duke siell një varfëri të tejskajshme, si dhe niveli i ulët i investimeve janë disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Nisur nga këto probleme do mundohem t'i zgjidhë, duke mbështetur fermerin dhe duke i krijuar atij kushte për një qendër të mirëfilltë prodhimi. Do ndërhyj duke ngritur zërin tim në instancat më të larta të shtetit deri dhe te propozimi i ligjeve në Kuvend, në ndihmë të fermerëve, duke i ndihmuar me mikrokredi dhe kredi me % të ulëta, do ndërhy me zërin e tyre, duke qenë një zëdhënës i tyre i mirëfilltë, do ndërhy pranë instancave shtetërore pranë ministrive përkatëse edhe për subvencionimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale dhe të perimores.

A jeni e sigurt se do të fitoni në zgjedhje dhe kush mendoni se do t'ju votojë?

Bindja ime në fitore është bindje absolute, pasi mbështetet në bazën e gjerë të popullit, pasi unë nuk jam deputet i importuar, por vendas. Madje, këtu jam rritur dhe vazhdoj të rris edhe fëmijët e mi. Jam pjesë e jetës edhe e banorëve të kësaj zone, pasi thuajse përditë unë hy e dal nga 20 deri në 30 shtëpi, duke lëvizur nga njëri fshat në tjetrin pranë të sëmurëve. Jam i sigurt në fitore edhe për arsyen se shumica e elektoratit të PS-së është larguar, pasi nuk ka gjetur atë forcë politike që e mbështet, qoftë edhe moralisht. Dhe kjo ka bërë që të ndihet nevoja e ndryshimit.

Cilat janë avantazhet tuaja ndaj rivalëve, me të cilët kandidonin në këtë zonë?

E para, jam bir i kësaj zone dhe fal një autoriteti, të cilin e kam vënë me djersë e punë, duke u gjendur në çdo cep të zonës, në çdo shtëpi, aty ku njerëzit kanë pasur më shumë nevojë për ndimë. Premtimi im është se unë kam qenë dhe jam Leopardi, në çdo kohë dhe në çdo moment, pra Leopardi që ata kanë njohur deri më sot, por këtë radhë me një tjetër ndryshim, unë do të jem zëri dhe mbështetësi i tyre pranë institucionit të tyre ligjvënës. Kam edhe një tjetër avantazh ndaj rivalëve të mi politikë në zonën ku unë kandidoj. Jam tepër i besueshëm, pasi nuk kam pasur asnjëlloj posti dhe nuk jam anëtar i ndonjë klani apo pjesëmarës i ndonjë korrupsioni të përfolur në qeverinë aktuale. Dhe se unë nuk jam deputet i importuar, por biri i kësaj zone.

Civia

Mjek i përgjithshëm dhe i familjes nga viti 1992 në Poshnje

Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›