Solis: Kandidatët për deputetë të japin gjak

15/06/2005 Importi i gjakut nga vendet e Evropës është zgjidhja e fundit për plotësimin e kërkesave të fëmijëve talasemikë.
Kjo, sepse, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm 5 për qind e dhuruesve të gjakut janë vullnetarë. Ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, u ka kërkuar 2300 kandidatëve për deputetë të jenë më të dobishëm për shoqërinë, duke dhuruar gjak. Sipas të dhënave, rezulton se kërkesat për gjak plotësohen për të gjithë urgjencat apo për ndërhyrjet kirurgjikale, por jo për fëmijët talasemikë.
Fier, administrata e bashkisë jep gjak vullnetarisht
“Bashkohuni në dhurimin vullnetar të gjakut!”. Kjo ka qenë thirrja sensibilizuese e degës së Kryqit të Kuq Fier, me rastin e Ditës botërore të dhurimit të gjakut, drejtuar gjithë komunitetit, të cilët dëshirojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të civilizuar. Kësaj thirrjeje i janë përgjigjur sot mjaft nëpunës të administratës së bashkisë së qytetit, të cilët kanë dhuruar vullnetarisht gjakun e tyre në punktin e gjakut. Në bankën e gjakut kanë ardhur, madje, edhe shumë mjeke pediatre, të cilat kanë qenë të parat që kanë sensibilizuar opinionin. Kjo nismë e marrë e
nëpunësve të pushtetit vendor, është vlerësuar pozitivisht nga kryetari i Kryqit të Kuq, Nazmi Bregasi: ”Ishte një thirrje që i bëri dega e Kryqit të Kuq gjithë institucioneve dhe ndër të parët e kanë përqafuar këtë thirrje nëpunësit e Bashkisë së Fierit. Në ditët në vijim, ne presim edhe dhurimin vullnetar të punonjësve të policisë, bankave etj.