Zgjedhësit janë të lodhur nga dy partitë e mëdha

15/06/2005 Albert Pilo kandidati i LSI-së në zonën 74
Përse mendoni se zgjedhësit e zonës 74 do të votojnë emrin tuaj?
Jam i vetëdijshëm se zgjedhësit do votojnë për mua, pasi unë kam të tjera avantazhe nga rivalët e mi në politik, në zonën ku unë kandidoj për deputet. E para, unë jam biri i kësaj zone dhe se i njoh mirë doket dhe zakonet e zonës. Njoh mirë mentalitetin e zonës, të mirat dhe të këqijat e saj, pasi aty ku jam rritur dhe vazhdoj të kem njerëzit e mi, që do të thotë se vij nga kjo zonë dhe nga kjo shtresë. Pra, e thënë ndryshe, nuk jam deputet i importuar, të cilët vijnë vetëm në zonë kur marrin votat dhe pas 4 vjetësh kujtohen sërish të vijnë për të marrë vota. Pra, takohen me banorët e zonës njëherë në 4 vjet. Vetë banorët e zonës po e shikojnë se çfarë avantazhi u kanë krijuar dy partitë e mëdha, duke u lënë në pragun e derës vetëm varfërinë, ndaj të gjitha këto ndikime kanë bërë që forca politike e LSI-së të krijoj një autoritet të mirëfilltë dhe tepër besues për të gjith banorët e zonës dhe më gjerë. Zgjedhësit do të më votojnë edhe për faktin se elektorati ka fituar një besim, pasi LSI-ja ka një program të specifikuar për zonat bujqësore dhe blegtorale. Me ekspertë të forcës politike është bërë një studim për këtë zonë për binjakëzime të 4 komunave që ka kjo zonë me 4 komuna të një shteti perëndimor, binjakëzim i cili do të sjellë shumë zhvillim, pasi zona ku unë kandidoj është zonë me shumë resurse zhvillimi dhe ka prioritare bujqësinë, blegtorinë dhe pemtarinë. Këta zgjedhës të majtë apo të djathtë do të përfitojnë nga këto binjakëzime dhe këta banorë do të më votojnë mua.
Kush mendoni se do t'ju votojë?
Të gjitha shtresat, pasi nga të dy krahët politik të djathtë e të majtë të dy partive të quajtura të mëdha kanë ngelur të zhgënjyer dhe se populli në zonën ku unë kandidoj do të ma japin votën mua edhe për arsye se kanë krijuar besim te forca politike që unë përfaqësoj, pasi vetë Meta në vitet që ka drejtuar qeverinë, ka bërë më shumë rrugë, shkolla dhe investime të tjera, këtë e di i gjithë populli.
Cilat janë prioritetet tuaja për zonën 74?
Brenda vitit të parë të mandatit tim do të ndërhyjë në qeveri dhe në dikasteret përkatëse për të realizuar ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve të kullimit, të vaditjes, do të ndërtoj shkolla dhe ambulanca në fshatrat që mungojnë. Do mundësoj ndërtimin e rrugëve edhe në parcelat e mëdha bujqësore, do të ndërtoj asfaltin në të gjitha fshatrat, duke i lidhur me komunën dhe me qendrën e qytetit, do të ndimoj në vendosjen e një qendre transmetuesi për radio dhe televizor, pasi në një pjesë të konsiderushme të zonës sinjali i TV publik shqiptar, nuk është i arritshëm edhe pse paguajnë tatimin, do të ngre zërin në Kuvend për pensionet, si dhe do të siguroj ndima për familjet në nevojë. Do të jem në të gjitha festat tradicionale të zonës, në gëzimet dhe hidhërimet me thënë të drejtën nuk do të shkëputem, ashtu si dhe më parë, në bashkëpunim me donacione të vendit dhe të huaja do të siguroj investime dhe kredi me leverdi për zhvillimin e sipërmarrjes private të fermerëve.
Cili do të jetë ligji i parë që do të propozoni në Kuvend?
Ligji i parë do të jetë për ndryshimin e një politike të jashtme për integrimin e vendit në konventën e Bashkësisë Evropiane, për pensionet dhe për emigracionin e organizuar.