Tenderi për kazinonë “Club Hotel Loutraki” hedh në gjyq ministrin Malaj

15/06/2005 Grekët e akuzojnë për bashkëfajtor në vendimin e padrejtë për tenderin e kazinosë
Përfaqësuesit e “Club Hotel Loutraki“, kompanisë që nuk fitoi tenderin për kazinonë e Tiranës, vazhdojnë debatin publik me ministrin e Financave, Arben Malaj. Duket se publiciteti negativ që po i bën “Loutraki“ qeverisë shqiptare në lidhje me paligjshmëritë e konstatuara në tender, po ndiqen me vëmendje dhe nga Komuniteti Ndërkombëtar i Biznesit që operon në Shqipëri. Letra e fundit e dërguar më 6 qershor, ka provuar se Ministria e Financave nuk e merr në konsideratë ankesën e kompanisë greke që humbi tenderin. Por duket se konkurrentët e “Hyatt“ janë kokëfortë dhe duan me do kusht të gjejnë të drejtën e tyre. Kështu pas disa shkëmbimesh të ashpra, “Loutraki“ e ka konsideruar përgjigjen e fundit të ministrit të Financave si “një monument bashkëfajësie“. Pala greke ka bërë një analizë të detajuar të obsioneve që e bën fituese kompaninë tjetër dhe që me sa duket janë dhe treguesit që kanë qenë më dobët se ato të deklaruara prej tyre. Për këtë, ata kanë kërkuar anulimin e tenderit dhe rimarrjen në konsideratë të dokumentacionit të ofruar nga “Club Hotel Loutraki“.
Letra e hapur e “Club Hotel Loutraki”
Përgjigjja e zotit Ministër, lidhur me reklamimin e Kompanisë CHL S.A për gjithçka ndodhi në tenderin e kazinosë së Tiranës, është një monument i hipokrizisë dhe bashkëfajësisë. Një muaj pas depozitimit të reklamimit tonë shumëfaqësh dhe absolutisht të vërtetuar me prova bindëse, gjë që presupozon mundim dhe studim, i nderuari Ministër i Financave gjeti vetëm dy fjalë për ta hedhur poshtë dhe t’i shmanget në këtë mënyrë përgjigjeve.
Kompania CHL S.A fton të nderuarin Ministër të Financave t’u dëshmojë qytetarëve shqiptarë dhe shoqërisë shqiptare vetëm një gjë. Përse sipas gjykimit të tij hodhi poshtë në mënyrë provokuese një investim prej 30 milionë euro përballë një investimi prej 20 milionë euro. Qoftë dhe vetëm kjo, mjafton që të dëshmohet hipokrizia dhe përmasat e paligjshmërisë që u dëshmuan në këtë çështje.
Heshtja e të nderuarit Ministër të Financave fsheh gjynahet që u bënë në këtë tender dhe që ngarkojnë atë me përgjegjësi, por dhe komisionin qeveritar kompetent për këtë çështje.
Gjynahe dhe paligjshmëri të vërtetuara me prova bindëse, u paraqitën në reklamimin tonë të hollësishëm dhe analitik. Gjynahe që kanë nevojë për përgjigje dhe jo shmangie, largim me marifet sa përballë qytetarëve të Shqipërisë, aq dhe përballë komunitetit ndërkombëtar të biznesit dhe investimit, të cilët vëzhgojnë të surprizuar paligjshmëri në vazhdim.
I nderuar Ministër i Financave, në vend që të përpiqej të fshinte një skandal, duhej të merrte iniciativa dhe të shqyrtonte në mënyrë thelbësore të gjitha denoncimet dhe dëshmitë e reklamimit tonë shumëfaqësh.
Kompania CHL S.A, menjëherë do të depozitojë në gjykatat e Tiranës reklamimin kundër vendimit të Ministrit të Financave për tenderin e kazinosë së Tiranës dhe në të njëjtën kohë e përsërisim duke shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore do të bëjë ankimin te BGE dhe te të gjithë Organizmat Ndërkombëtarë, me synim fitimin e së vërtetës, rivendosjen e ligjshmërisë, të rregullave e të transparencës dhe të konkurrencës së drejtë.
Malaj i përgjigjet “Club Hotel Loutraki”
Ministria e Financave i ka dërguar një shkresë zyrtare “Club Hotel Loutraki” në datën 10 qershor, ku i kthen përgjigje në lidhje me ankesën administrative të kësaj kompanie. Në këtë shkresë, Ministria e Financave nuk i pranon pretendimet e palës greke, duke i quajtur të pabazuara në ligj.
“Lidhur me ankimin tuaj administrativ mbi procedurën e tenderit për licensën e kazinosë së Tiranës, Ministria e Financave mbështetur në ligjin ‘Për lojërat, kazinotë dhe hipodromet’, i ndryshuar dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij, në shkresën përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave mbi ankesën e subjektit, nuk i merr parasysh pretendimet e paraqitura në këtë ankim administrativ të ‘Club Hotel Loutraki’ dhe i konsideron si të pabazuara në ligj dhe prova”, ka bërë të ditur Ministria e Financave.
Çfarë kërkon “Club Hotel Loutraki”
1- Të deklarohet se ky ankim administrativ ka efekt pezullues, që do të thotë të ndalojë çdo veprim të mëtejshëm që mund të ndërmerret në tender, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i pariparueshëm që mund të shkaktohet ndaj CHL-së dhe shtetit shqiptar
2- Të anulohet vendimi i aprovuar nga urdhri, (të deklarohet si e pavlefshme e gjithë faza e II e procedurës së tenderit
3- Të anulohet vendimi i aprovuar nga urdhri (ii) të rivlerësohet dokumentacioni i tenderit, i paraqitur nga CHL dhe Hyatt (së bashku, “Ofertuesit”) në këndvështrimin e argumentëve të paraqitura më sipër, që të çojnë në rezultatin se CHL është klasifikuar i pari, dhe (iii) t’i jepet CHL e drejta për të vazhduar më tej procedurat në përputhje me pikën 11 të vendimit nr.786, datë 26 nëntor 2004 të Këshillit të Ministrave.
Hyatt CHL
ligji ekzistues
Të ardhurat për shtetinI (viti i 1re) / rritja vjetore 1.5 milionë Euro / 10% 46.4 milionë euro / 6%(shih propozimin, f.21) Të ardhurat për shtetinI (viti i 1re) / rritja vjetore
Përfitimi gjatë gjithë periudhës duke përfshirë licensën 50 milionë Euro (10 vjet)322.2 milionë Euro (15 vjet)(shih propozimin, f.23)
Forca punës (lokal & të huaj) 300 300(shih propozimin, f.20)
Vizitorë në përfundim 120,000 (2015) 162,398 (2020)(nxjerrë nga propozimi, f.53)
Kapitali (fillestar) 14 milionë Euro¨ 12.5 milionë Euro(shih propozimin, f.15 dhe 52)
Investimi total gjatë 15 viteve (vetëm kazino) 14.8 milionë Euro 25 milionë Euro + dhurim prej 5 milionë Euro(shih propozimin, f.15, 17, 50 dhe 51)
Nr. i tavolinave 20 20 plus 10 në fazën e dytë (2008/2009) (shih propozimin, f.36)
Nr. i slot machines 40 200 plus 200 në fazën e dytë (2008/2009) (shih propozimi, f.58)
Listë pagese (pagesat për të punësuarit) 2.09 milionë Euro 4.012 milionë Euro((nxjerrë nga propozimi, f.54)
Të ardhurat në vitin e fundit të licensës 38.8 milionë Euro (në 2015) 41.14 milion Euroë (në 2015) 49.26 milionë Euro (në 2020) (shih propozimin, f.21, 53 dhe 56)