E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë, nis rehabilitimi i bllokut “Qemal Stafa”

15/06/2005  Nisën dje punimet për sistemimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës në bllokun e banimit “Qemal Stafa”. Blloku me një sipërfaqe të brendshme prej rreth 6 hektarësh, shtrihet në lindje të qytetit të Tiranës dhe kufizohet nga rrugët “Kongresi i Manastirit” dhe “Bajram Curri”. Ky bllok është i urbanizuar para 30 vjetësh dhe përbëhet nga një rrjet i brendshëm rrugor i amortizuar plotësisht, me gjurmë asfalti jashtë përdorimit dhe kryesisht bazament natyral. Qarkullimi për në zonën e banuar realizohet nëpërmjet rrugëve të dëmtuara dhe në formë të çrregullt. Sipërfaqja e përgjithshme e rrugëve, e parashikuar në projekt, është 12.200 m2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›