Do ngremë një Universitet në Fier
30/05/2005 Intervistë me kandidatin e PS, Albert Çaçi
Lindur në Fier, më 30 shtator 1957
Arsimi: Diplomuar në Ekonomi, Dega Plan, i specializuar për naftën
Gjendja civile: I martuar me një fëmijë
Cv politike: Anëtar i KPD
Deputet i Fierit
Zv.Ministër i PS për 2 vjet, 1999-2001
3 vjet Drejtor Ekonomik në Ministrinë e Drejtësisë, 1997-1999
Zoti Çaçi, pse zgjodhët kandidaturën sërish në Fier? Cilat janë motivet?
Unë e zgjodha Fierin, pasi në rradhë të parë mendova se e kam justifikuar besimin e fierakëve, kështu që, besoj se është mirëpritur nga forcat që më mbështesin. Gjithashtu, mendoj që ato projekte që kemi nisur për ndryshimin e Fierit, ti çojmë deri në fund në mandatin e ri, dhe kjo është arsyeja. Unë jam lindur dhe rritur në Fier, kam nënën dhe motrat këtu.
Cilat janë premtimet tuaja që i ofroni elektoratit në këtë fushatë zgjedhore?
Ne kemi një sërë projektesh të cilat kanë arritur në një pikë të caktuar, që unë premtoj ti përfundoj. Fillimisht, premtoj ndërtimin e 3 autostradave të reja, do mbarojnë së rikonstruktuari të gjitha akset rrugore të Fierit, do ketë energji elektrike 24 orë, do të ndërtohen komplekse të reja sportive, pra, këtu do të bëhet një transformim i tërë i qytetit të Fierit. Të gjitha projektet që ne kemi nisur, do të mbarojnë në këtë 4 vjeçar të mandatit të ri elektoral. Do të hapet gjithashtu për herë të parë një Universitet, pasi Fieri, një qytet i kategorisë së parë, meriton ngritjen e një shkolle të lartë.
Ku e mbështesni kandidimin tuaj. Cila është epërsia juaj si kandidat?
Epërsia qëndron për faktin se mua më njohin për 4 vjet, unë në këto vite, dëshmova se çfarë isha në gjendje të bëja, kështu që, ky është një avantazh. Nëse e ke përdorur mirë besimin për 4 vjet, të kthehet në një avantazh të fuqishëm për 4 vitet e tjera që do të vijnë.
Keni besim tek fitorja, dhe ku e mbështesni këtë besim?
Padyshim, kam shumë besim, kam besim tek këta njerëz të mrekullueshëm, të cilët më kanë votuar edhe 4 vjet më parë, atëherë kur nuk më njihnin mirë dhe shoh që tani, do të më konfirmojnë sërish besimin e tyre.
Si i shikoni kandidaturat e tjera? Ndjeni rivalitet?
Kandidati im më i fortë është kandidati i PD-së. Është një mjek i nderuar, intelektuali Viktor Gjini. Unë e kam ftuar atë të bëjmë një fushatë korrekte, të denjë për
këtë qytet, pasi kam idenë se ky qytet e meriton një fushatë korrekte dhe ne, t'i shtrëngojmë dorën njeri-tjetrit duke njohur rezultatet që do të japë elektorati i zonës 66. Edhe kandidatja e LSI është një femër, është një avokate e nderuar, unë e respektoj dhe i kam bërë ftesë edhe asaj që të bëjmë një fushatë dinjitoze dhe normale. Unë edhe në fushatën e shkuar, kam pasur si parim që, të respektoj në maksimum kandidatin rival për një fushatë të denjë dhe 4 vitet më parë, zona ime elektorale ka qenë ndër të vetmet zona ku nuk ka pasur asnjë vërejtje nga OSBE.
Në spektrin tuaj, c'ka të veçantë kjo fushatë?
Tani fushata sa ka nisur, megjithatë, sa shikoj në këto momente, janë tonet e zbutura dhe një përgjithësi më e madhe për projektet. Të dy palët e kanë kuptuar që nuk mund të fitohet më me disa slogane, por gjithçka do luhet mbi projektet, alternativat, vizionet për të ardhmen.
Irena Mërtiri