E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ngrihet shoqata armeni

30/05/2005  Me iniciativën e një grupi intelektualësh, përpara pak ditësh, në fshatin Armen të Vlorës, është krijuar shoqata kulturore-atdhetare "Armeni". Qëllimi i shoqatës është të njohë dhe promovojë ndjenjat e patriotizmit, kulturës, traditave, zakoneve dhe folklorit të kësaj treve. Në takimin themeltar të zhvilluar foli Ruzhdi Sinaj, si një nga nismëtarët e krijimit të shoqatës. Të ftuar nderi në promovim ishin edhe Sokrat Sinaj, kryetar i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Ardian Kollozi, biznesmen dhe kandidat për deputet, si dhe ish-nënkryetari i bashkisë, Dule Harizaj. Pasi miratoi statutin, shoqata zgjodhi si kryetar Shpresim Kasajn.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›