E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do rritet 30% çmimi i ujit

15/12/2004  Enti Rregullator i Ujësjellësit ka vendosur të kërkojë rritjen e çmimit të energjisë për të gjithë konsumatorët në 2005-ën. Pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit, sipas të cilës, ndërmarrjet nuk e përballojnë dot koston e lartë të energjisë dhe të shpërndarjes me çmimin aktual të ujit, duket se ERU ka reflektuar dhe ka vendosur të plotësojë kërkesën e tyre. Për këtë qëllim një grup pune nga ERU është prezantuar në Komisionin e Industrisë dhe të Transportit, për të dhënë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë për 2005-ën. Duket se justifikimi qendror i ERU-së ka qenë rritja prej 15 për qind e çmimit të energjisë, e cila e bën të detyrueshme rritjen e çmimit të ujit për konsumatorët. Komisioni i Industrisë do të jetë i detyruar të shqyrtojë kërkesën e ERU në ditët në vazhdim, për të vendosur në lidhje me rritjen e çmimit të ujit, që me sa duket do të jetë një fakt, ashtu sikurse rritja e çmimit të energjisë. Rritja e çmimit të energjisë është kundërshtuar kategorikisht nga përfaqësues të ERU rreth gjashtë muaj më parë, kur diskutohej fatura e re e Ujësjellësit dhe tituli ekzekutiv i saj. Deputetët e opozitës në atë kohë akuzuan qeverinë se po përdorte faturën për të rritur çmimin e ujit për konsumatorët. Ndërmarrja e Ujësjellësit deri tani nuk patur nevojë për miratimin e ERU për të rritur përqindjen e kamatës për çdo ditë vonese. Kështu, aktualisht, për çdo ditë vonese në pagimin e faturës, paguan 5 për qind të vlerës së faturës. Por, ndërkaq pjesa më e madhe e kryeqytetit e paguan ujin afrofe, sepse nuk ka aparate matës, duke i kushtuar 1300 lekë të vjetra për person. Kështu një familje me katër veta paguajnë 5200 lekë në muaj dhe 5 për qind mbi këtë vlerë do të thotë rreth 300 lekë në ditë ose 2100 lekë në javë. Aktualisht, Ujësjellësi aplikon faturën, ku vlera e ujit është 20 lekë për metër kub. Duke shumëzuar këtë vlerë me ujin e konsumuar, llogaritet vlera e ujit të pijshëm dhe mbi këtë shumë llogaritet në masën 0.80 për qind vlera e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të përdorur. “Ka raste kur nuk ka aparat matës, që Ujësjellësi aplikon faturën afrofe, që do të thotë se çdo konsumator ka të drejtë të konsumojë 150 litra ujë në ditë për çdo anëtar dhe në bazë të numrit të familjes llogaritet dhe vlera e faturës”, tha përfaqësuesja e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›