Italianët shtyjnë afatet e transferimit të arsenikut
14/12/2004 FIER - Për të paktën katër muaj të tjerë lënda aq e rrezikshme e arsenikut do të flejë në ambientet e Uzinës së Azotikut në Fier, megjithëse afati i fundit për largimin e tij ishte fundi i dhejtorit të këtij viti. Shkak për këtë shtyrje të afatit të largimit të këtij helmi, sipas kryetarit të degës teknike në Uzinën e Azotikut Fier, Arqile Ciko, janë bërë mosrakordimet e punës brenda përfaqësuesve të firmës italiane SELKA, e cila ka fituar tenderin për largimin e 850 metër kub lëndë arsenikale. Ciko ka bërë të ditur se nga kontaktet që ata kanë patur me qeverinë dhe në rrugë private me përfaqësuesit e firmës kanë mësuar se është shtyrë afati i largimit të arsenikut. Ndërsa, shpjegon Ciko, kjo procedurë në kontratën e lidhur në përfundimin e tenderit mes Ministrisë dhe firmës sipërmarrëse italiane SELKA kishte si datë përfundimtare 31 dhjetorin e këtij viti, aktualisht është shtyrë dhe afro tre muaj të tjerë, më 21 mars të vitit 2005. Kjo shtyrje, ka thënë Ciko, është justifikuar nga përfaqësuesit e firmës italiane me pushimet e verës dhe konkretisht në muajin gusht.
Kjo gjë nuk është parë e arsyeshme nga drejtuesit e Uzinës së Azotikut, pasi, sipas tyre, të gjitha fazat e përcaktuara në kontratë kanë patur një vonesë në zbatimin e tyre. Kjo gjë ka bërë që deri tani të arihet zbatimi i çerekut të procedurës për
largimin e këtij helmi.
Jo vetëm kaq, por Ciko kujton se pesë muaj më parë përfaqësuesit e firmës SELKA premtuan se brenda muajit shtator do të ngrinin një impiant në ambientet e Azotikut, i cili do të shërbente për përpunimin e lëndës arsenikale dhe kthimin e saj nga lëndë të rrezikshme në të parrezikshme për transport. Por, ende edhe sot nuk është instaluar ky impiant që, sipas specialistit të Azotikut, pritet të vendoset brenda javës që vjen, ndërsa mësohet se gjithë procesi i analizës, përpunimit dhe së fundmi i largimit të lëndës arsenikale nga territori shqiptar ka marrë plot 1 milion euro.
"Nëse do të kishte në grupin e punës për heqjen e arsenikut specialist apo përfaqësues të Azotikut, atëherë gjithçka do të kishte përfunduar brenda afatit të përcaktuar", ka theksuar Ciko.
I. Mërtiri