Kuvendi rrëzon ligjin për legalizimin e transmetimit dixhital
20/05/2005 Votimi për frekuencat e reja fusin në amulli punimet e ditës së parafundit
Votimi për projektligjin që kërkonte legalizimin e transmetimit të sinjalit televiziv dixhital, ka krijuar konfuzion të plotë mes deputetëve. Sipas tabelës së rezultateve, projektligji është votuar me 40 vota pro, 35 kundër dhe 6 abstenime. Servet Pëllumbi është detyruar që të zhvillojë dy herë votimin, për shkak se nga tensionet në sallë nuk ishte e mundur shpallja e një rezultati konkret. Më votimin e dytë, Kryetari i Kuvendit ka deklaruar se drafti nuk ka marrë mbështetjen e duhur, pasi duhet të kishte shumicën e cilësuar të deputetëve prezent. Pra, është kërkuar që pro të ishin mbi 41 deputetë. Kundër këtij argumenti janë hedhur një pjesë e mirë e parlamentarëve, që kanë theksuar se 40 vota pro janë sipas të gjitha rregullave më shumë se 35 kundër. Ndërsa me numrin 6 abstenime është arritur dhe numri i nevojshëm për plotësimin e kuorumit. Në përfundim të procesit, kryetari i Grupit parlamentar, Gramoz Ruçi dhe zëvendëskryeministri Namik Dokle kanë debatuar me ministrat, që votuan pro projektligjit. Menjëherë pas votimit, mësohet se përfaqësuesit e Dixhitalb në Shqipëri i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të shqyrtuar vlefshmërinë ose jo të votimit.
Përplasja
Gjatë diskutimeve, Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, ka kërkuar shtyrjen e diskutimit mbi këtë projektligj, duke theksuar se Bashkimi Evropian i ka kërkuar qeverisë shqiptare të mos e kalojë për miratim këtë projektligj. Specialistët e Këshillit të Evropës kanë theksuar se ende nuk është e qartë se cila do të jetë baza për transmetimin e sistemit televiziv dixhital. Ndërsa në letrën e dërguar ministres së Integrimit, Ermelinda Meksi, thuhet se vetëm në pak vende ka nisur transmetimi eksperimental. Ndaj, KE ka kërkuar që, deri në përfundimin e një studimi konkret prej BE-së, Shqipëria të mos e hedhë hapin për miratimin e tij. Në të kundërt me këtë, deputeti Shpëtim Rroqi është shprehur se tashmë transmetimi dixhital ka nisur dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë blerë aparatet. Ndaj është kërkuar votimi i projektligjit.
Votimi
Ministrat Ben Blushi, Fatmir Xhafaj dhe Agron Duka, së bashku me 37 deputetë të të dy kampeve politike, janë shprehur pro legjitimimit të transmetimit televiziv dixhital. Ndërsa nuk është bërë e qartë vota e ministrit Marko Bello. Ky i fundit ndërroi disa herë mënyrën e votimit, nga pro në abstenim. Ndërsa Kryetari i Kuvendit ka vlerësuar votën e Bellos abstenim. 40 votat pro janë kundërshtuar nga 35 deputetë. Ndërsa për kreun e Kuvendit, ky raport votash nuk ishte i mjaftueshëm për kalimin e ligjit. Pëllumbi ka vlerësuar se do të jetë legjislatura e ardhshme parlamentare, që do të vendosë mbi këtë çështje.