E Hënë, 2 Nëntor 2026

Milo: Fitojmë po kordinuam veprimet

20/05/2005  Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, i ka bërë thirrje nga Tropoja të gjitha forcave të majta që të bashkërendojnë punën e tyre në bazë të një programi të përbashkët elektoral. Deklaratën Milo e ka bërë në funksion të fitores të së majtës kjo, sipas tij, përballë trysnisë që po ushtron opozita aktuale për të ardhur në pushtet. Sipas Milos, “jemi të bindur se e majta shqiptare mund të fitojë vetëm në rast së do të kordinojnë veprimet dhe qëndrimet e tyre. Eshtë shumë e rëndësishme që t'u jepet një mesazh i qartë shqiptarëve se e majta ka akoma forca, mendësi potenciale dhe alternativa, të cilat janë inkurajuese dhe nxitëse për zhvillim. Ato kanë mundësi që të çojnë Shqipërinë të përfundojnë procesin e integrimit në strukturat euroatlantike”. Ndërkohë që Milo ka prezantuar kandidatët e partisë në rrethet Tropojë, Kukës dhe Has. Në takimet me elektoratin e PDS-së, Milo ka shpalosur dhe platformën e partisë për këto zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›