Mos përdorni administratën për zgjedhjet

20/05/2005 Moisiu: Politika e ka lënë shumë mbrapa Shqipërinë në procesin e integrimit
Presidenti kritikon thirrjen e partive për devijim të votës nga dëshira e elektoratit
Kryefjala e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, në Kuvendin e Shqipërisë, ka qenë mbarëvajtja e porcesit zgjedhor nga të gjithë faktorët që janë të lidhur me të. Një ditë para përfundimit të punimeve të Kuvendit, Moisiu ka qenë kritik ndaj politikës shqiptare gjatë këtyre 15 viteve, e cila nuk ka mundur dot të sigurojë integritet për vendin në strukturat e Bashkimit Evropian. Një shqetësim për kreun e shtetit, rezulton të jetë dhe mënyra e financimeve për partitë politike në këtë prag zgjedhjesh, ku, sipas tij, të gjithë kandidatët për deputetë duhet të bëjnë transparencë të plotë dhe të respektojnë ligjin. Moisiu ka kërkuar që të mos shfrytëzohen postet dhe strukturat e pushtetit për të favorizuar ndonjë kandidat në zgjedhje. Mesazhi i kreut të shtetit për zgjedhjet e 3 korrikut ishte që politika të mos shpërdorojë shancin për integrimin evropian të vendit. Moisiu ka kritikuar mënyrën se si dy partitë kryesore në vend duan të fitojnë mandatet për deputetët e tyre dhe për forcat aleate, duke kundërshtuar fenomenin “Dushk”, si një shkelje të Kushtetutës.
Tranzicioni
Presidenti Moisiu tha se zgjedhjet e 3 korrikut janë rast i mirë për të konfirmuar pjekurinë e demokracisë shqiptare. “Që në fillim të viteve ’90, ishim kandidatët potencialë për integrim në NATO dhe BE, por, për shkak të problemeve zgjedhore dhe jetës politike konfliktuale dhe shumë të polarizuar, sot nuk jemi aty ku do të dëshironim. Ky është një mesazh që duhet lexuar mirë, pasi është thelbësore për interesat e vendit, që politika të mos ecë përpara, duke e kthyer vazhdimisht kokën prapa, por duke e krahasuar veten me mundësitë reale që ka patur dhe ka Shqipëria. Përndryshe, brezat e ardhshëm do të na përçmojnë për kohën, energjitë dhe shanset e humbura”, tha Moisiu.
Administrata
Kreu i shtetit tha se duhet të ndahen qartas interesat e shtetit nga interesat e partive politike. “Cilido që synon të dëshmojë se përfaqëson një vizion dhe mentalitet të ri evropian, të bazuar në përkushtimin për vlerat dhe parimet demokratike, ka rastin më të mirë ta tregojë këtë me veprime konkrete. Distancimi personal nga konflikti i interesit me funksionin publik apo zyrtar, është një tjetër test për vizionet dhe moralin e atyre që pretendojnë ta drejtojnë vendin katër vitet e ardhshme”, tha Moisiu. Presidenti ka parë si shqetësim tendencat për të fituar dhe deformuar votën e zgjedhësve, përmes financimeve të dyshimta dhe formave të tjera komprometuese nga kandidatët për deputetë.
Integrimi
Rruga për integrimin e vendit kalon nga proceset zgjedhore të lira dhe të ndershme. Sipas Moisiut, “në morinë e pengesave që janë shfaqur, fenomeneve manipuluese dhe alibive të humbjes që trashëgojmë nga zgjedhjet e kaluara, nuk shoh asnjë arsye që më 3 korrik të shpërdorojmë shansin tonë evropian. Përkundrazi. Ne kemi arsye të panumërta për të vepruar ndryshe, pra për të realizuar një proces zgjedhor vërtet të lirë e të ndershëm, i cili do të prodhojë jo vetëm institucione legjitime demokratike dhe thellim të reformave, por do të afrojë anëtarësimin tonë në NATO dhe më pas edhe në BE. Ky është interesi i Shqipërisë. Ky është borxhi më i madh që politika i ka qytetarëve”, tha Moisiu.
Nisin dyshimet për transparencën e shpenzimeve
Të vegjlit kundërshtojnë fondet e dhëna për financimin e fushatës
Fondet financiare, që do të përdoren për të zhvilluar fushatën elektorale të forcave politike, është kthyer në një debat të ashpër mes partive të mëdha dhe atyre të vogla. Krerë të partive të vogla ankohen për fondet e pakta që u janë ndarë nga Buxheti i Shtetit si dhe garën e pabarabartë që do të zhvillojnë përballë kandidatëve të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike. Sipas presidentit të Partisë Aleanca Demokartike, “PAD do të bëjë transparent çdo fond që do të ofrohet për partinë tonë. Aktualisht, këto fonde janë mbështetur në buxhetin e partisë, që do të marrim sipas ligjit për partitë politike dhe shpenzimet që do të bëjë çdo kandidat për fushatën e vet. Ndërkohë që fondi që do të akordohet për kandidatët e PAD-së është diçka më pak se 100 mijë lekë”. Për kreun e republikanëve Fatmir Mediu, “ligji për financimet nuk krijon aspak kushte të barabarta ndërmjet partive. Në qoftë se PS-ja ka 17 milionë lekë të reja apo të vjetra për çdo kandidat, partia jonë nuk i ka 17 milionë lekë të vjetra as si subjekt për të përballuar fushatën. Në këtë aspekt, ne jemi bazuar në një vullnetarizëm që gjithësecili kandidat për të bërë një “fond rezing” për të përballuar atë që quhet minimumi i fushatës elektorale. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, është shprehur se “të gjithë kandidatët duhet të paraqesin një transparencë në lidhje me financimet në fushatë. Financimet për këtë fushatë, partia do t'i bazojë në kuotacionet që janë siguruar nga anëtarësia dhe nga simpatizantët e saj”. Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, tha se “buxheti i LSI-së është një buxhet modest, duke patur parasysh fondet e marra nga shteti, të cilat janë diskriminuese dhe tejet minimale”. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, është shprehur se fondet që partia do të përdorë gjatë fushatës janë ato të miratuara nga qeveria për subjektet zgjedhore. Sipas tij, kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit ka kërkuar transparencë për fondet që kandidatët do të përdorin për fushatën, nëse ato kalojnë shumën mbi 1 milionë lekë të reja. Sipas tij, vendimi politik i kryesisë për transparencën e financimeve i shërben standardeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
45 parti regjistrohen në KQZ
Nga 90 parti politike, që janë regjistruar në gjykatë, vetëm gjysma e tyre janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në votimet e 3 korrikut. Me të përfunduar procesi i regjistrimit të partive, KQZ do të bëjë ndarjen e fondit të akorduar nga Buxheti i Shtetit për fushatën elektorale. Sipas kodit zgjedhor, vetëm 10 për qind e buxhetit do të ndahet në mënyrë të barabartë mes partive, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në bazë të vendeve që partitë kanë në parlament. Nga këqyrja e listës, vihet re se elektoratit shqiptar do t'i jepet mundësia të votojnë dhe për parti, që ndoshta nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë më parë, por që kanë dërguar kërkesën për regjistrim në KQZ. Kështu votuesit shqiptarë do të shprehen dhe për Partinë Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë, e cila nuk dihet në fakt se çfarë krahu i përket, por që nga emërtimi duket se bën një paralelizëm mes Pezës dhe Gjirokastrës. Apo elektorati do të përballet dhe me Partinë Demokracia Paqësore e Shqipërisë, apo me një numër të konsiderueshëm parti komuniste apo të djathta. Shumica e partive të regjistruara në KQZ nuk dihet nëse kanë një eleketorat real, por ama ajo që dihet është se të gjitha përfitojnë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për të provuar veten në garën elektorale. Të favorizuara nga legjislacioni shqiptar shumë persona paraqiten në gjykatë me 300 firma, që nuk verifikohen kurrë me qëllimin e vetëm për të përfituar sadopak nga paratë që shpërndahen për ngritjen e një subjekti politike. Shqipëria, megjithë nivelin e ulët të jetesës, mban rekord për numrin e madh të partive të regjistruara në gjykatë. Sipas statistikave, Anglia, një ndër shtetet me demokraci qindravjeçare, ka pesë herë më pak parti politike për banorë se Shqipëria.