PAA prezanton sot kandidatët
20/05/2005 Partia Agrare Ambientaliste prezanton sot 100 kandidatët për deputetë, të cilët do të përballen me procesin zgjedhor të 3 korrikut. Prezantimi do të bëhet në kuadër të konferencës kombëtare elektorale, ku do të shpaloset njëkohësisht dhe platforma elektorale e PAA-së. Një vend të veçantë do të zërë dhe synimet që ka kjo forcë në këtë prag zgjedhjesh, ku, sipas kreut të PAA-së, Lufter Xhuveli, “partia do të synojë që të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme”. Duke lënë të nënkuptuar që PAA-ja do të mbështesë forcat e majta që të fitojnë një mandat të tretë qeverisës. Gjithashtu në punimet e konferencës nuk do të lihet pa kritikuar dhe politikat qeverisëse të Partisë Socialiste gjatë këtyre viteve, në një kohë që PAA është pjesë e koalicionit qeverisës. Dalja në zgjedhjet e përgjithshme të kësaj vere si një forcë e vetme për PAA-në është një sfidë, e cila do të tregojë dhe reputacionin që ka kjo parti përkrah simortave të saj në spektrin politik shqiptar.