Liri Belishova në Pekin, Enveri e heq nga partia
04/04/2005 Cili ishte qëllimi i Hrushovit në Butrint? Si e kujton Enver Hoxha këtë ngjarje? Cili ishte qëndrimi i politikës shqiptare në Kongresin e III të Rumanisë?
Si i cilësoi Hrushovi reagimin e Enverit në lidhje me marrdhëniet me partinë komuniste kineze? Vendimi për mbledhjen e partive komuniste të të gjithë botës. Pse Hrushovi e dënoi Shqipërinë duke e cilësuar si “të pabindur”? Cili ishte qëndrimi i Enverit brenda radhëve të partisë pas “prishjes” me BS-në? Enveri akuzon Liri Belishovën si bashkëpuntore e sovjetikëve. Cilat ishin raprezaljet e reja të Enverit brenda partisë?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Së bashku me ministrin e atëhershëm të mbrojtjes, marshallin P.J.Malinovski, Hrushovi vizitoi bazën ushtarake-detare të vendeve të Traktatit të Varshavës në Pasha Liman, pastaj shkoi në jug, në Liqenin e Butrintit. Pasi panë dy bazilikat antike, amfitetarin antik, rrënojat e banjës termale, ku, sipas legjendës, kishte qenë shëronjës vetë Asklepi, miqtë sovjetikë qëndruan në lagunën, që lidhej me detin nëpërmjet një kanali të vogël dhe njëri prej tyre tha: “Çfarë baze e mrekullueshme do të ishte për nëndetëset, po të çahej ky rrip toke”.
Siç kujton më pas Hoxha, Hrushovit pak i interesonte, se po të realizohej kjo i dhe, do të përmbyteshin monumente të paçmueshme të kulturës ilire antike. Një sakrilegj të tillë mbi natyrën dhe historinë e tyre, shqiptarët nuk do t’ia falnin as Hrushovit e as Malinovskit. Një shije të keqe te mikpritësit la dhe kthimi i parakohshëm i delegacionit në atdhe. Afati dhjetëditor i vizitës doli se ishte tepër i gjatë për Nikita Sergejeviçin, që nuk rrinte dot duarkryq.
Ndryshimi në orientimin e politikës së jashtme të Shqipërisë ndodhi tamam atëherë, kur ndërthurja e monumenteve politike dhe ekonomike premtonte për udhëheqjen e PPSH-së përfitime më të mëdha po të ndërronte partnerin kryesor.
Vendimi për mbështetjen e PK kineze nuk qe i menjëhershëm. Madje, gjatë mbledhjes së Bukureshtit, në qershor të vitit 1960, në të cilën morën pjesë përfaqësuesit e disa partive komuniste e punëtore, që kishin shkuar në kongresin III të Partisë Punëtore të Rumanisë, shqiptarët nuk shprehën mos pajtim të hapur me qëndrimin e delegacionit të PKBS-së. Sipas marrëveshjes paraprake, përfaqësuesit e partive komuniste të vendeve të bashkësisë socialiste, që merrnin pjesë në kongres, do të caktonin vendin dhe datën për mbledhjen e të gjitha partive komuniste të botës. Por, në vend të kësaj, vetëm disa orë përpara fillimit të mbledhjes, delegacioni sovjetik shpërndau një material konfidencial me kritika për PK kineze, i cili do të diskutohej në një seancë të mbyllur. Kryetari i delegacionit të PPSH-së, Hysni Kapo, pas këshillimeve me Tiranën, nuk pranoi të merrte pjesë në takim, duke e quajtur të domosdoshme, që mosmarrëveshjet midis PKBS-së e PKK-së të zgjidheshin me bisedime dypalëshe.
Qëndrimin e PPSH-së Hrushovi e quajti “një akt rebelimi”, por, në fund të fundit, u vendos t’i ktheheshin planit të mëparshëm dhe pjesëmarrësit zgjodhën Moskën si vendin e mbledhjes së të gjitha partive komuniste e punëotre, ndërsa, si datë nëntorin e po atij viti. Metodat e forcës për të ndikuar mbi Shqipërinë u bënë përcaktuese në politikën e atëhershme të Moskës. Për të mos rrezikuar, duke dalë hapur kundër partisë komuniste më të madhe të Lindjes, Hrushovi vendosi ta bënte këtë në mënyrë të tërthortë, “duke ndëshkuar” Shqipërinë e pabindur. Kërkesat e saj për blerjen e drithit shtesë, për shkak të prodhimit të keq e për të cilin ajo kishte nevojë të ngutshme, filluan të plotësoheshin me vonesë dhe jo në sasinë e kërkuar, Tirana u detyrua t’i drejtohej për ndihmë Francës.
U pezullua, gjithashtu, kërkesa për dërgimin e traktorëve sovjetikë. Veprime të tilla patën efektin e kundërt, ecjen drejt një konflikti të hapur.
Në shtator të vitit 1960, delegacioni shqiptar, i pranishëm në punimet e komisionit politik të OKB-së, nuk e mbështeti propozimin bullgar për çarmatimin e plotë të rajonit të balkanit, ndërsa, fill pas kësaj, doli kundër projekt-rezolutës polake për sesionin XV të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila përfshinte pikën për ndërprerjen e krijimit të bazave ushtarake në territore të huaja e që ishin miratuar nga të jgithë përfaqësuesit e vendeve socialiste.
Rritja e tensionit në marrëdheniet sovjeto-shqiptare shkaktoi alarm te shumë drejtues të partisë. As riorientimi i hapur drejt Kinës nuk gjeti mbështetjen të njëzëshme. Dyshja Hoxha-Shehu, që në këtë kohë përbënte një binom të qëndrueshëm, zgjodhi taktikën jezuite: nga njëra anë, në dukje, vazhdonte të hiqej sikur baza e politikës vazhdonte të ishte bashkëpunimi me BRSS-në, ndërsa, nga ana tjetër, piketonte zhvendosjen e atyre, që nuk e kuptonin, apo nuk donin ta kuptonin ndërrimin e ardhshëm të kursit.
Nga 9 shtatori i vitit 1960, në shtyp filluan të dilnin njoftime të shkurtra: “Pasi shqyrtoi gabimet e rënda në zbatimin e vijës së partisë, të bëra nga shoqja Liri Belishova, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e KQ të PPSH-së, plenumi i KQ të PPSH-së, vendosi njëzëri ta përjashtojnë atë nga radhët e plenumit të KQ të PPSH-së”. Atë e zëvendësoi kandidati i Byrosë Politike, Ramiz Alia. Po ashtu, ky plenum përjashtoi nga partia “për veprimtari armiqësore”, veteranin e lëvizjes komuniste të Shqipërisë, kryetarin e komisionit të Revizionimit të KQ të PPSH-së, Koço Tashkon. Belishovën e akuzuan se mbështeste vazhdimin e bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik, si kundërpeshë e riorientimit drejt Kinës. E vërteta është se, në qershor të vitit 1960, ajo kishte qenë në Pekin, në përbërje të delegacionit qeveritar shqiptar, të kryesuar nga kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH-së, Haxhi Lleshi. Udhëheqësit kinezë-Lui Shao Çi, Çu En Lai, Ten Siao Pin-gjatë bisedës me kolegët shqiptarë, kishin përshkruar në mënyrë të hollësishme tërë gamën e divergjencave parimore me politikën e PKBS-së që, sipas tyre, ishte larguar nga vija klasore leniniste.