Starova: Fituam dhe kursyem energjite

04/04/2005 Trajneri i Tiranës ka analizuar me kujdes sfidën me rrogozhinasit, duke theksuar se skuadra e tij ka ruajtur energjitë për Vllazninë
Tirana ka koleksionuar të shtunën fitoren numër 21 në kampionat po aq sa edhe titujt, të cilat mban mbi supe, duke iu drejtuar e qetë titullit numër 22. Një titull, që vetëm Tirana mund ta humbasë, pasi rruga drejt tij ka kohë që ka mërrë drejtim. Të shtunën ka qenë Egnatia, e cila ka tentuar të “ndalojë” bardheblutë, por si shumë skuadra në këtë sezon është detyruar të hapë rrugë për kampionët. Ka qenë një fitore me shifrat 3:1 për Tiranën, e cila jo vetëm ka marrë tre pikë shumë të vlefshme në kampionat, por në të njëjtën kohë ka kursyer energjitë për përballjen e së mërkurës në Kupë kundër Vllaznisë. Kjo tregon se Tirana e ka marrë shumë seriozish edhe Kupën në këtë sezon dhe do të kërkojë të bëj “bis” trofesh. Para ndeshjes, në kampin bardheblu, deklarohej se kundër Egnatias do të kërkohej një fitore sa më e shpejtë për të mos harxhuar shumë energji, duke patur parasysh sfidën e Kupës që është në prag. Një sfidë e vështirë për Tiranën, e cila do të presë në “Qemal Stafa” Vllazninë e Shkodrës. Dhe duket se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve të bardhebluve, të cilët kanë shënuar që në pjesën e parë, në fillimin e saj me anë të Xhafës për të vulosur rezultatin dhe fitoren në pjesën e dytë me anë të Rrakllit dhe Patushit. Këtë fakt e ka përmendur edhe trajneri i Tiranës, Sulejman Starova, në deklaratat e dhëna për shtypin pas përfundimit të takimit. Sipas tij, skuadra kampione e ka zgjidhur shpejt takimin dhe kjo i ka dhënë mundësi të kursejë edhe energjitë e nevojshme për ndeshjen e Kupës kundër Vllaznisë. “Në ndeshjen me Egnatian kishim një objktiv të dyfishtë. Në radhë të parë na duheshim tre pikët e kampionatit dhe më tej, duke marrë parasysh faktin, se të mërkurën është Kupa e Shqipërisë të mundnim të kursenim sa më shumë energji. Dhe për fat ja arritëm të realizonim objektivat e caktuara. Arritëm të shënonim shumë shpejt dhe më pas të kursenim disa energji, pasi me Vllazninë do të jetë tjetër muzikë”,- ka deklaruar fillimisht, trajneri i kampionëve, Suljman Mema. Më tej ai ka analizuar më në detaje ndeshjen, duke bërë të ditur se në përputhje me objektivat skuadra e tij u përpoq ta zgjidhte ndeshjen që në pjesën e parë. Sipas tij, skuadra e kuptoi qartë këtë dhe gjatë pjesës së parë shënoi shpejt, por edhe humbi disa mundësi për të thelluar shifrat. “Të gjithë futbollistët e kishin të qartë detyrën e tyre, të realizonin shumë shpejt, për të qenë më të qetë në minutat tjera. Për këtë ne sulmuam që në fillim dhe e gjetëm shpejt golin. Gjithsesi, me mundësitë që na u dhanë, mund të kishim ralizuar edhe ndonjë gol tjetër. Pavarësisht kësaj jam i kënaqur që skuadra e zgjidhi shpejt çështjen e rezultatit. Më tej në pjesën e dytë shënuam edhe dy gola të tjerë, duke garantuar plotësisht suksesin. Edhe Egnatia nga ana e saj bëri një rezistencë, sidomos në pjesën e parë, por jam i kënaqur pasi djemtë arritën të siguronin një fitore dhe të kusenin energji për sfidën me Vllazninë”,- ka nënvizuar trajneri i bardhebluve. Në fund të deklaratave të tij dhënë për shtypin, numri një i bankinës së kryqytetasve, ka theksuar se skuadra e tij me këtë fitore pavarësisht kundërshtarit ka bërë një tjetër hap drejt titullit, i cili tashmë mbetet vetëm një çështje kohe. “E kishim vlerësuar maksimalisht takimin dhe jam i kënaqur që arritëm të fitonim. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për ecurinë tonë drejt titullit. Tashmë na kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për të përfunduar. Avantazhi që kemi nga ndjekësit është i konsiderueshëm, por kemi ende rrugë. Gjithsesi duhet të theksoj se gjithçka është në dorën e Tiranës”,- ka përfunduar tekniku i skuadrës kampione, Sulejman Starova.