E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi shpreson te Vieri

04/04/2005  Rritet optimizmi në ambientin zikaltër, në prag të ndeshjes së vajtjes të euroderbit të Ligës së Kampioneve, sepse Vieri është pranë riaftësimit nga dëmtimi i para pak ditëve. Me Adrianon dhe Rekobën jashtë loje, Roberto Mançini ka nevojë të rekuperojë një sulmues me peshën dhe eksperiencën e Vierit për t’u përballur me Milanin. Sulmuesi italo - australian ka akoma dhimbje në gju, por të shtunën është stërvitur rregullisht, për të vendosur përfundimisht, vendimtare do të jetë dita e sotme, por përshtypja është se Bobo mund t’ia dalë mbanë, të paktën të fillojë nga stoli. Për Mançinin do të ishte i rëndësishëm edhe një Vieri jo në kushte të shkëlqyera, ndërsa për reston do të mendojnë Martins e Kruz, të vetmit sulmues që nuk kanë probleme fizike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›