E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të dëgjojmë dhe përparësojmë problemet e banorëve”

Për programin e PD-së

TIRANE - Partia Demokratike deklaron se në thelb të programit të saj elektoral, do të jenë problemet e qytetarëve ane mbanë vendit, në mënyrë për ngritjen dhe specifikimin e tyre dhe zgjidhjen e shpejtë.
Duke iu referuar koalicionit parazgjedhor dhe përparësive të programit elektoral të PD-së, kryeministri Sali Berisha, deklaroi se “ne nuk shkojmë me retorikë tek qytetarët por me vepra konkrete. Po bëhet një dialog me qytetarët në mbarë vendin. Siç e shihni janë një seri grupesh, ekipesh, të drejtuesve të Partisë Demokratike, që po dialogojnë me qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Ky dialog gjatë majit do të thellohet më tej dhe do të shërbejë si bazë e nderimit të programit, ta quajmë specifik. Programi do të ketë edhe obligimet lokale për çdo komunë dhe fshat të këtij vendi. Do të thoni ju se a merren në këtë mënyrë atributet e qeverisë vendore, jo, ne kemi një partneritet me qeverinë vendore, në bazë të të cilit “ata projektet, ne financimet. Por ne marrim dijeni për të gjithë problematikën”, sqaroi Kryeministri.
Për sa i takon koalicionit të djathtë, Berisha informoi se “po vazhdojnë negociatat dhe ndërtimi i koalicionit, mendoj se janë të mundshme”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›