Erjon Braçe, korrieri i Dondollakut bëhet zëdhënës i dy zonjave Rama

PD denoncon Ramën për keqpërdorimin e Prokurorisë si parti politike në rastin e dosjes “Durrës-Kukës”
TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të djeshme të nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së Erion Braçe, se rrugën Durrës-Kukës do ta përfundojë qeveria socialiste, duke mos bërë vjedhje si qeveria e Partisë Demokratike të investimeve për rrugën. Zëdhënësja e PD-ës gjatë një deklarate për mediat tha se, “Edi Rama me armiqësinë e tij të verbër ndaj rrugës nxori sërish kundër saj, yllin e politikës së re që këto kohë s'po e përmend më, korrierin e Dondollakut Erion Braçen, për të sulmuar sërish rrugën dhe ndërtimin e saj. Partia Demokratike dënon sërish këtë qëndrim të Edi Ramës, armikut të rrugës i cili provon se Prokurorinë e Përgjithshme që fle mbi dosjet e larjes së parave të pista e krimeve të tij dhe klanit të tij kërkon ta keqpërdorë si parti politike”, deklaroi zëdhënësja e PD-ës duke shtuar se përgjigja përfundimtare e mazhorancës ndaj Edi Ramës për rrugën po afron së bashku me fundin e tij të mjerë.
Pak orë më parë deputeti socialist kishte inkurajuar kryeprokuroren Ina Rama që të rihapte hetimet ndaj ministrit të jashtëm Lulzim Basha në lidhje me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.