“Do të fillojë shumë shpejt rikonstruksioni i plotë i rrugës së Selitës”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i PD-së së Tiranës, Aldo Bumçi, deklaroi dje gjatë një takimi me banorët e Selitës në kryeqytet se shumë shpejt do të fillojë rikonstruksioni i plotë i rrugës së Selitës. Kandidatët për deputetë demokratë për Tiranën, Bumçi, Taulant Bime, Edith Harxhi dhe Viktor Gumi, zhvilluan një takim me banorë të zonës së Selitës, nga ku u njohën më nga afër me problematikën kryesore të kësaj zone. Banorët e Selitës denoncuan te kandidatët e PD-së politikat diskriminuese të Edi Ramës ndaj zonave periferike të kryeqytetit. “Rruga kryesore që të shpie për në Selitë dhe në lagjet në brendësi të saj, është lënë në mëshirë të fatit”,- tha njëri prej banorëve. Bumçi, deklaroi se Rama ka zgjedhur abuzimin me fondet dhe moshartimin e politikave efektive në dobi të komunitetit. Duke marrë shkas nga rrugët e shkatërruara të Selitës, Bumçi u shpreh se PD në vetëm katër vite ndërtoi mbi 2000 km rrugë në zonat rurale të Shqipërisë, ndërsa Edi Rama nuk ka ndërtuar as edhe një të tillë në zonat periferike të Tiranës. “Prioriteti im dhe i kandidatëve të tjerë të PD-së për këtë zonë, është që të fillojë shumë shpejt rikonstruksioni i plotë i rrugës së Selitës. Duhet t’u themi stop politikave zhvatëse të Edi Ramës”,- tha Bumçi, i cili garantoi gjithashtu banorët se në mandatin e ardhshëm, qeveria e PD-së do të vazhdojë me këtë ritëm investimesh në rrjetin rrugor të vendit. “Gjendja e rrugëve të Tiranës është skandaloze dhe në të shumtën e rasteve, më e keqe edhe se në fshatra të largëta të vendit”,- u shpreh Bumçi. Nga ana tjetër, banorët theksuan se Edi Rama nuk ka bërë asnjë investim në zonën e Selitës dhe se Ermelinda Meksi, deputetja e kësaj zone, nuk duhet të shkelë më aty, pasi në vitin 2005 ka mashtruar qytetarët me premtime boshe, krejtësisht të pambajtura. Procesi i legalizimeve ishte një tjetër pikë e diskutuar e kandidatëve të PD-së me banorët e Selitës, ku këta të fundit vlerësuan angazhimin e qeverisë për të përfunduar dhe për t’u dhënë zgjidhje procesit të legalizimeve.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009