“Mesia” e zgjedhjeve dhe “12 Apostujt”
Autori i Lajmit: Koço Pihoni
Po e filloj këtë shkrim, duke sqaruar më parë konceptin që kam për politikën e vjetër si nocion. Tregohej se dikur në një familje të madhe në një fshat, lind një djalë dhe ishin të shumtë ata që shpejtuan, shkuan ta uronin gjyshin e asaj fëmije që të ishte me jetë, të rritej me nënë e babë, ju “ngjaftë” juve, u bëftë i zgjuar e i ditur si zotrote. E ai plak i zgjuar, pasi i falënderoi, u thotë bashkëfshatarëve të tij: “Më thoni fëmija t’i ngjajë kohës, jo mua”. E me shumë të drejtë, besoj se edhe ju lexues bini dakord. Për të argumentuar nocionin e politikës së vjetër, dëshiroj t’i referohesha një shkrimi të shkruar vite më parë, nga shkrimtari ynë i mirënjohur, i nderuari Niko Nikolla. Në atë shkrim bëhej fjalë, për një mendësi të kahershme që vërehej tek popujt e Ballkanit asokohe dhe që në nahinë tonë kjo mendësi gjente, shprehje e sintetizohej në mënyrën më brilante, në një këngë që këndohej nga populli, prej shumë vitesh në çdo dasmë, në tërë vendet e Ballkanit e vargjet e asaj kënge thonë: “Që nga vjen o trim, trim o kapedan, vij nga ushtria nga malet Ballkan” etj. Kjo këngë bartte mendësinë e kohës, mendësinë e një politike të vjetër sa arkaike e djallëzore. Atëherë, në qoftë se nuk kishe qenë në luftë, në qoftë se nuk kishe luftuar e nuk kishe treguar trimëri, duke vrarë turq, grekë, bullgarë, serbë etj., nuk ishe njeri i vlerësuar e njeri i nderuar, se njeriu i nderuar asokohe, sipas asaj mendësia që e ushqente atë, ai ishte vlerësimi që i bëhej njeriut, që të quhej i zot. Aq ishte e vërtetë kjo që them unë, sa kish rrezik të ngeleshe pa u martuar, nuk të jepnin vajzën për nuse, nëse djali, kandidat për t’u bërë ”dhëndër” i ardhshëm të mos kishte bërë të tilla trimëri. Prandaj dhe kur të drejtoheshin për të përshëndetur, drejtoheshin me fjalën: Tungjatjeta, o trim, se atëherë jo më kot thuhej se Ballkani ishte fuçi baruti e se politika e vjetër që nga ajo kohë nuk ka ndryshua. Ka pasur e ka për strategji, qëllim t’i ndante e përçante njerëzit, që ta kishte më të lehtë më pas t’i nënshtrojë, duke e përjetësuar sundimin ndaj popujve nga lloj-lloj sundimtarësh, duke ngulmuar me çdo kusht të bënte të mundur, mosfunksionimin e ligjit, po atë ta bënte Maliqi.
Shpesh duke ngjallur vëllavrasjen e armiqësimin e njerëzve për interesa të një grupi njerëzish të fortë e prej klaneve të caktuar prej tyre. Asokohe, shpesh dëgjoheshin thirrje luftënxitëse, për të vënë njerëzit në konflikte, sherre e ngasje, jo për zgjidhjen e problemeve me urtësi, drejtësi, qetësi e mirëkuptim, me ligjësi e rregulla, por me mendësinë e më të fortit e të qenët i krishter a mysliman e të hequrit më trim! ‘Po të jesh burrë, dil ti, në “shesh” po ta mbajti, atje të “vritemi”, të pritemi kjo ishte mendësia e asaj politike të vjetër që vazhdon të shfaqet edhe sot e kërkon ta kthejë politikën në arenë gladiatorësh“, ku fitimtar dëshirohet të dalë egërsia, dhuna, kafshëria. Absolutisht nuk kërkohet përballja me alternativa zhvillimi, punësimi, përballje me drejtësinë e ligjin, por ofrohet rrugaçëri, gjuha e forcës e mashtrimit e spekulimit e lloj- lloj paudhësish, përbaltjesh e shpifjesh të ulëta pa moral e qytetari. Kërkohet me hir a pahir karrigia, kolltuku, pushteti për sundim ku morali si ligj bazë i shoqërisë është zëvendësuar më hipokrizinë, agjitacionin e propagandën bajate të fitoreve e arritjeve (mbase po, për vete e skortën e tyre, është e vërtetë nuk gënjejnë) po për popullin?, 1000 herë mjer të thuash është pak.
Veprime këto të dukshme e të dallueshme në këto ditë në këtë fushatë zgjedhore, për parti të destinuara të largohen si humbëse të dështuara në qeverisje, të damkosura më vulën e turpshme të aferave vrastare të një mali me Gërdece turpesh në qeverisje gjatë këtyre vjetëve.
E janë këta liderë të damkosur partiakë që kërkojnë me çdo kusht e me çdo çmin mandat tjetër qeverisës, karrige e pushtet të pamerituar. Shikon këto ditë lloj-lloj fytyra të korrupsionit, të lloj-lloj aferash, poshtërsish e maskarallëqesh, paturpësisht kërkojnë të votohen, për të legjitimuar sundimin e pushtetin, që në fakt u duhet edhe për një arsye tjetër, për t’i shpëtuar përballjes më drejtësinë, me ligjet e këtij populli. Shikoni me kujdes si eliminohen përfaqësuesit e denjë të popullit që kanë demonstruar vlera e kanë përfaqësuar deri diku me dinjitet komunitetet, zgjedhësit e tyre. Këta deputetë që patën moralin, kurajon, devotshmërinë për të përfaqësuar vlerat, që nuk pranuan, guxuan të mos ishin në rresht për një, në krah të padrinos si numërorë topi, morën si “shpërblin përjashtimin”. Shikoni eksponentët e “përshtatshëm“ si vendosen në krye të listave të pëfaqësimit të listave të koalicionit të partive ku pyetet dëgjohet, firmos e vulos vetëm “Njëshi”, të tjerët duhet të jenë personazhe të tragjedive kombëtare, organizatorë e shkaktarë të vdekjes kolektive, të denjë për t’i krahasuar me aktorët politikë që skenuan e realizuan tragjedinë e Gërdecit, atë “Holokaustin” e vërtetë shqiptar. Dhe këta hijena, përbindësha kanë moral t’i atribuojnë vetes edhe fitore historike të këtij populli. Si ka mundësi të dalin rrugëve e shesheve, bëjnë moral e kërkojnë t’u besohet për bëma akoma më të mëdha se Gërdeci në mandatin tjetër, o i madhi Zot?! Pyes: A e keni ju mandatin për t’i falur këta kriminelë djallëzorë a Djalli vetë ?
Populli këtë herë mendon, beson e kërkon që votat do të numërohen ndershmërisht, se leximi i kësaj vote do të ndëshkojë padrinot, uzurpatorë të këtij pushteti, kësaj qeverie të “vogël” me qeveritarë me dhjetë palë duar e xhepa. Si mundet të thuash qeveri e vogël, kur pjesa më e madhe, duke filluar nga Kryeministri e ministrat e pushtetarët e saj nëpër rrethe, firmosin në 10 bordero e nuk bëjnë asnjë punë si duhet bërë. Janë të papërgjegjshëm e të paprekshëm nga ligjet, edhe për ca kohë akoma mbase.
Thuhet se shpresa vdes e fundit dhe duhet të gjithë të besojmë e të shpresojmë se ka një zgjidhje, ka një rrugë për të shpëtuar nga kjo e keqe e këtyre viteve dhe ajo kërkon një politikë ndryshe, një qeverisje ndryshe që kërkon një politikë të re.
Politika e re është e vetmja që ngjall shpresën, besimin për një jetë më të mirë këtu në këtë vend të begatë, absolutisht ne nuk duhet të marrim arratinë, për t’i lënë rehat të livadhisin këta lloj qeveritarë, të paaftit, për të qeverisin këtë vend, ky vend ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë për mend, për njerëz që ta duan vërtet Shqipërinë. Prandaj politika e re po i fton gjithë shqiptarët të çohemi të shkojmë të bisedojmë, të dialogojmë atje në sheshet e Shqipërisë, të bëhemi pjesë e shqetësimeve të saj, të jemi ne, të bëhemi ne me votën tonë pjesë e zgjidhjes së politikës së re. Të kërkosh të punosh e të festosh me ata atje në shesh të bashkuar përtej ndasive e mendësive të politikës së vjetër e “balozëve“ të saj. Këtë politikë të re mori përsipër të bëjë zoti Rama me dishepujt e partisë së tij.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009