Rritet me 6340 lekë asistenca e shtetit për të papunët
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Papunësia
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbjedhjen e djeshme vendimin për rritjen e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia që shkon në rreth 6340 lekë. Kryeministri Berisha u shpreh se brenda katër viteve nuk do të ketë më asnjë qytetar shqiptar nën nivelin e 2 dollarëve në ditë. Qeveria miratoi në mbledhje vendimin “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, vendimi i miratuar në zbatim të ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, rrit ndjeshëm nivelin bazë të së ardhurës nga papunësia. Rritja barazon të ardhurën nga papunësia me 50 % të pagës minimale në shkallë vendi, e cila është jo më pak se 18 mijë lekë në muaj, pra 6340 lekë. Kjo rritje bëhet në kuadër të përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë ndërkombëtar. Kryeministri Berisha u shpreh se brenda katër viteve nuk do të ketë më asnjë qytetar shqiptar nën nivelin e 2 dollarëve në ditë.
Qeveria ‘Berisha’ rritje të asistencës 3 herë në 4 vite
Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia ka ndryshuar disa herë që me ardhjen në pushtet të PD-së dhe kryeministrit Berisha. Më 19 prill të 2006-ës, me anë të një Vendimi qeverie niveli bazë u bë 5240 lekë në muaj, vendim i cili hyri në fuqi në korrrik të po atij viti. Niveli bazë i asistencës për të papunët ndryshoi përsëri në krye të dy vjetëve dhe brenda mandatit qeverisës të PD-së, më 15 mars të 2008-ës, përsëri një vendim i qeverisë e rriti këtë pagë, duke e çuar në 5980 lekë. Por qeveria nuk u ndal këtu duke bërë që dje të marrë një vendim të tretë, duke bërë një rritje më të madhe se herët e tjera, duke e justifikuar me përshtatjen e legjislacionit dhe niveleve të BE-së, gati 10% rritje në nivelin e 6340 mijë lekëve, një rritje kjo e bërë në fushatë e sipër dhe vetëm dy javë nga zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit.
E përfitojnë personat
a) Ushtarët e liruar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, të cilët detyrimisht para kryerjes së këtij shërbimi kanë qenë të siguruar për përfitim të së ardhurës nga papunësia për periudhën 12-mujore dhe ndërprerjen e punës e kanë për shkak të fillimit të këtij shërbimi.
b) Gratë të cilat përfundojnë trajtimin me të ardhurën e barrëlindjes (jo më parë se 42 ditë pas lindjes), dhe në momentin që kthehen në vendin e punës, u ndërpritet marrëdhënia individuale e punës, të cilat detyrimisht kanë qenë të siguruara për përfitim të së ardhurës nga papunësia për periudhën 12-mujore përpara fillimit të përfitimit të së ardhurës për barrëlindje.
c) Ushtarakët e liruar nga detyra dhe që nuk përfitojnë nga akte të tjera ligjore dhe nënligjore.
d) Personat të cilët janë shkëputur nga puna për arsye të përfitimit të paaftësisë së përkohshme dhe pas mbarimit të kësaj periudhe në momentin që kthehen në vendin e punës, u ndërpritet marrëdhënia individuale e punës, të cilët detyrimisht kanë qenë të siguruar për përfitim të të ardhurës nga papunësia për periudhën 12-mujore përpara fillimit të përfitimit të paaftësisë së përkohshme në punë.
Nuk e përfitojnë personat
a) janë në marrëdhënie pune;
b) janë punëdhënës dhe të vetëpunësuar në qytet ose në fshat;
c) janë duke vuajtur dënimin me heqje lirie;
d) janë në përfitim pensioni pleqërie, invaliditeti apo familjar, përfitim paaftësie të përkohshme në punë, përfitim të ardhure barrëlindje, përfitim nga aksident në punë apo sëmundje profesionale, përfitim ndihmë ekonomike;
e) pa argumente të arsyeshme, nuk kanë pranuar të ndjekin programe punësimi, me pagesë të ofruara nga zyrat e punësimit, për aq kohë sa zgjasin këto programe punësimi.
Dokumentet që duhen
a) të paraqesin në Zyrën e Punësimit kërkesen me shkrim dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.223, datë 19.4.2006 “Për pagesën e të ardhurës nga papunësia”
b) kërkesa të plotësohet brenda 60 ditëve nga dita e lindjes së të drejtës së përfitimit të këtyre të ardhurave që konsiderohet dita e parë e mbetjes i papunë,
c) të konfirmohen të regjistruar si punëkërkues të papunë,
në rast të kundërt ata humbasin të drejtën e përfitimit të së ardhurës nga papunësia me përjashtim të rasteve kur janë të paaftë për punë, paaftësi e vërtetuar me raport mjekoligjor.
Për çdo rast përfitimi personat duhet të kenë gjithsej 12 muaj pagesë kontributesh të sigurimeve shoqërore në degën e sigurimit të papunësisë.
Rritja barazon të ardhurën nga papunësia me 50 % të pagës minimale në shkallë vendi, e cila është jo më pak se 18 mijë lekë në muaj, pra 90 mijë lekë të vjetra
Vendimi i 2006-ës
Tipi Vendim i KM
Numri 224
Statusi i shfuqizuar
Data 19 prill 2006
Data e miratimit 19 prill 2006
Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia të jetë 5240 (pesë mijë e dyqind e dyzet) lekë në muaj.
Vendimi i 2008-ës
Tipi Vendim i KM
Numri 236
Statusi Në fuqi
Data 27 shkurt 2008
Data e miratimit 15 mars 2008
Me anë të këtij vendimi përcaktohet niveli bazë i së ardhurës nga papunësia, i cili do të jetë 5980 (pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë) lekë në muaj.
Vendimi i 2009-ës
Tipi Vendim i KM
Numri 512
Statusi Në fuqi
Data 11 qershor 2009
Data e miratimit 11 qershor 2009
Me anë të këtij vendimi përcaktohet niveli bazë i së ardhurës nga papunësia, i cili do të jetë 6340 (gjashtë mijë e treqind e dyzet) lekë në muaj.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009