Falen kreditë shtetërore, kategoritë që përfitojnë
Autori i Lajmit: red.
Qeveria miratoi dje lehtësira për ata që kanë marrë kredi me kapital tërësisht shtetëror. Bëhet fjalë për disa kategori, ku lehtësirat nisin nga falja totale e kësteve, deri në përqqindje të caktuara.
Vendimi
Këshilli i Ministrave vendosi në lidhje me trajtimin e kredive të transferuara nga bankat e nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror. Agjencia e Trajtimit të Kredive (më poshtë ATK), me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nëpërmjet ndryshimit të marrëveshjes së kredisë me debitorin, ka të drejtë të ristrukturojë njërën prej kushteve të mëposhtme, të parashikuara në këtë marrëveshje kredie. Për debitorët, të cilët, në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë patur shumën e principalit, deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë:
a) faljen, në masën 95%, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, në rast se paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën maj-shtator 2009;
b) faljen, në masën 90%, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, në rast se paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën shtator-dhjetor 2009.
c) faljen, në masën 80%, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, në rast se paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën janar-qershor 2010.
ç) faljen, në masën 60%, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, në rast se paraqiten për të shlyer detyrimin pas muajit qershor 2010.
d) konvertimin, sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë në çastin e transferimit, për kreditë e transferuara në valutë.
dh) periudha e likuidimit me këste nuk mund të jetë më shumë se 1 (një) vit, nga data e lidhjes së kontratës së re.
Kreditë bujqësore
Për të gjithë debitorët, që kanë marrë kredi për mekanikë bujqësore (autokombajna, traktorë, makineri e agregate bujqësore), prodhim dhe përpunim të produkteve bujqësore e blegtorale, linjë prodhimi dhe përpunimi të produkteve, bujqësore dhe blegtorale, dhe mjete të transportit: me principal të transferuar mbi 3 000 000 (tre milionë) lekë, periudha e likuidimit me këste nuk mund të jetë më shumë se dy vjet nga data e lidhjes së kontratës së re. Për debitorët që, në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë pasur shumën e principalit mbi 3 milionë lekë:
a) faljen, në masën 85 për qind, të interesave, të kamatëvonesave, dhe gjobave, nëse paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën maj- shtator 2009.
b) faljen, në masën 80 për qind, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, nëse paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën shtator-dhjetor 2009.
c) faljen, në masën 75 për qind, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, nëse paraqiten për të shlyer detyrimin në periudhën janar-qershor 2010.
ç) faljen, në masën 65 për qind, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, nëse paraqiten për të shlyer detyrimin pas muajit qershor të vitit 2010.
d) konvertimin, sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë në çastin e transferimit, për kreditë e dhëna në valutë.
dh) periudha e pagesës së shumës së mbetur të kredisë nuk mund të jetë më e gjatë se 2 (dy) vjet nga data e lidhjes së kontratës së re.
Ja rregullat
Kreditë për shtëpi, falen 80 % e vlerës
Për debitorët, që kanë marrë kredi për banesa ose për përmirësimin e kushteve të banimit: a) faljen, në masën 80 për qind, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, për debitorët me vendndodhje në bashkitë: e Tiranës, të Durrësit, të Sarandës, të Fierit dhe të Vlorës; faljen, në masën 100 për qind, të interesave, të kamatëvonesave dhe gjobave, për debitorët me vendndodhje në të gjitha bashkitë e tjera, periudha e pagesës së shumës së mbetur të kredisë nuk mund të zgjatet më shumë se 3 vjet nga data e lidhjes së kontratës së re. Llogaritja e detyrimit të ri të bëhet duke zbatuar normën e interesit 10 për qind në vit, me përjashtim të kredive, që, në marrëveshjen ekzistuese të huasë, e kanë normën e interesit më të ulët. Detyrimet e transferuara nga bankat, për shpenzime gjyqësore dhe përmbarimore, nuk falen. Për debitorët, që kanë vdekur: a) u kërkohet trashëgimtarëve të tyre të likuidojnë vetëm shumën e principalit të mbetur. b) periudha e pagesës së shumës së mbetur të kredisë nuk mund të zgjatet më shumë se 3 vjet, në varësi të llojit të kredisë. Faljen e të gjitha detyrimeve të transferuara nga bankat, të përbëra vetëm nga interesa, penalitete dhe/ apo kamatëvonesa. Për debitorët, të cilëve u kanë përfunduar procedurat e shitjes së kolateralit dhe vazhdojnë të jenë debitorë të ATK-së, u kërkohet likuidimi vetëm i 50 për qind të detyrimit të mbetur pas ristrukturimit. Debitorët, që kanë lidhur kontrata ristrukturimi, në bazë të akteve, ligjore e nënligjore, në fuqi, para datës 30.4.2009, gëzojnë të drejtën e trajtimit sipas kushteve favorizuese të këtij vendimi.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009