Pse nuk duhet të ndahet Maqedonia?
Autori i Lajmit: Fadil Lepaja
Në vend të angazhimit për luftë dhe ndarje të IRJM, ata që e duan vendin e vet dhe që kanë synime afatgjata dhe ide të qartë për interesa nacionale, do të angazhoheshin për ruajtjen e Maqedonisë dhe rirregullimin e saj të brendshëm në harmoni me interesat e popujve që e përbëjnë.
Korridoret strategjike (autostradat, hekurudhat, gazsjellësit, largpërçuesit etj) që do të lidhin jugun e Serbisë me Adriatikun, Maqedoninë me Adriatikun, Bullgarinë me Adriatikun etj, e faktorizojnë fuqishëm elementin shqiptar në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë), prandaj vende dhe struktura që po i humbin këto privilegje që i kishin në të kaluarën janë të interesuara për kriza, jostabilitet, madje edhe luftëra për të dëshmuar se shqiptarët nuk janë dhe nuk mund të jenë faktor integrues.
Postimi i shkrimeve dhe demokracia virtuale
Një mik imi virtual, këto ditë e postoi një shkrim në facebook profilin tim, me temë “domosdonë” e ndarjes së Maqedonisë. Duke e postuar shkrimin edhe në dhjetëra profile të miqve të vet virtualë, me siguri, do të lexohet nga më shumë njerëz sesa do të lexohej po të ishte botuar në ndonjërën nga gazetat e lodhura ditore, që botohen te ne.
Vetë nacionalistët maqedonas e pëlqejnë dhe e përkrahin këtë ide, sepse e kuptojnë shumë qartë se kjo është një kërkesë shumë modeste dhe aspak përfituese dhe sfiduese për shqiptarët, sidomos për shqiptarët e rinj, evropianë, të cilët e duan vendin dhe popullin e vet dhe duan përparimin e tij. Madje, ata bëjnë plane dhe pazare publike se cilat qytete fshatra apo lagje janë maqedonase, cilat jo.
Për pretendimet kombëtare të elitës (elitave?) së re ekonomike, politike dhe ushtarake të shqiptarëve në Ballkan, e cila është konektuar plotësisht me idenë dhe synimet evropiane, kërkesa për ndarjen e “FYROM” është e paarsyeshme, aspak ambicioze dhe nuk zgjidh asnjë nga synimet strategjike rajonale të shqiptarëve.
Pse nuk duhet të ndahet Maqedonia?
E njëjta pyetje do të mund të bëhej përse nuk duhet të ndahet Zvicra?
Përse nuk duhet të ndahet Bosnja?
Madje, madje kjo mund të bëhet edhe për Kosovën?
Përse, të mos luftohet pasi “ne kemi të drejtë” do të pretendojë secila palë, ose “ne do të fitojmë” do të shpresojë secila palë ?
Në këtë, në dukje kontradiktë retorike, në fakt mendoj se gjendet edhe përgjigjja dhe kjo do të mund të formulohej pak a shumë kështu:
Në pikat e takimit të kulturave, popujve, pas luftërave për mbizotërim, arrihen konsensuse, qoftë të deklaruara, qoftë të heshtura lidhur me ndërtimin e njësive politike të përbashkëta, ku do të bashkëjetonin pjesëtarët e bashkësive të ndryshme.
Ky pluralitet, në disa vende shfrytëzohet me mençuri dhe shërben si urë bashkëpunimi i popujve ( Zvicra ), ndërkaq në vende të tjera si Bosnja dhe Hercegovina, kjo për një kohë pati funksionuar relativisht mirë, madje duke e çuar aq larg këtë bashkësi, sa një e treta e popullsisë jetonte në paqe, në martesa të përziera. Kur kihet parasysh origjina, gjuha dhe kultura e përafërt, dhe se dallimet ishin kryesisht religjioze, kjo do të duhej të ishte ecje përpara. Lufta e fundit, megjithatë tregoi se liderët e uritur për territore si ishin Millosheviçi e Tuxhmani, do ta ndanin atë me gjakftohtësi të madhe duke e vizatuar hartën e saj në një facoletë letre.
Viktima e radhës dolën të jenë boshnjakët autentikë të cilët synonin një Bosnje në vete, një Bosnje unike.
Te Maqedonia ndërkaq, duket se përpos origjinës etnike të popullatës, faktorë tjetër tejet i rëndësishëm është edhe pozita gjeostrategjike e saj, e ndodhur në korridore të infrastrukturës transkontinentale, kontinentale dhe regjionale tejet të rëndësishme.
Në një luftë eventuale për ndarjen e Maqedonisë, që domosdo do të ishte ballkanike, shqiptarët dhe maqedonasit do të ishin humbësit kryesorë, do të vriteshin më së shumti, do të dëmtohej pasuria e tyre, sepse lufta do të zhvillohej në pronat e tyre. Në vend që të zgjidhnin, në fakt vetëm do të krijonin një problem të ri politik ( ushtarak) regjional dhe kontinental.
Tërheqja pa luftë e ushtrisë serbe nga Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë i ka befasuar vetëm ata që nuk e kanë të qartë këtë konstelacion forcash dhe interesash apo ata të cilët kanë interesa të mëdha nga kriza nga kriza prandaj edhe nuk hezitojnë t’i krijojnë ato.
Shqiptarët në Ballkan, të rreshtuar për herë të parë plotësisht në civilizimin perëndimor, pretendojnë që në të ardhmen të jenë faktorë kohezivë dhe paqekrijues në rajonin e Ballkanit, faktori kyç integrues, jo vetëm në kuptimin infrastrukturor, por edhe me aftësinë për të ndërtuar relacione bashkëpunimi me fqinjët.
Korridoret strategjike ( autostradat, hekurudhat, gazsjellësit, largpërçuesit etj.) që do të lidhin jugun e Serbisë me Adriatikun, Maqedoninë me Adriatikun, Bullgarinë me Adriatikun etj, e faktorizojnë fuqishëm elementin shqiptar në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë), prandaj vende dhe struktura që po i humbin këto privilegje që i kishin në të kaluarën janë të interesuara për kriza, jostabilitet, madje edhe luftëra për të dëshmuar se shqiptarët nuk mund të jenë faktor integrues.
Shqiptarët do të duhej që Maqedoninë ta përjetojnë si shtetin e tretë (edhe) shqiptar në Ballkan, madje do të duhej të angazhohen veçanërisht në këtë drejtim.
Me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në NATO, të gjitha ushtritë dhe paraushtritë në Ballkan e kanë marrë mesazhin se tërësia territoriale e Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës është interes strategjik i Perëndimit në Ballkan dhe çdo forcë që vepron në drejtim të kundërt, është në linja tjera strategjike dhe do të ndeshet me përgjigje adekuate.
Madje edhe Ushtria Serbe e ka kuptuar se interes i saj është të bashkëpunojë me Perëndimin dhe angazhimet e fundit në Afganistan dhe Irak e tregojnë se ngadalë por sigurt po rirreshtohen nga kontinenti i vjetër.
Forcat të cilat po humbin tokë nën këmbë, në Serbi, Maqedoni, BeH, Kosovë, Shqipëri, Greqi etj, shpresën e fundit dhe biznesin kryesor e kanë të orientuar nga konfliktet, krizat dhe marrëdhëniet e këqija mes popujve të Ballkanit.
Pse besoj se nuk duhet dhe nuk do të ndodhë ndarja e IRJM?
Nuk mendoj se kjo do të ndodhë, nuk mendoj se do të ndodëe dhe se duhet të ndodhë ndarja e IRJM. Por besoj se gjithsesi do të ndodhë një rirregullim i brendshëm i sajë.
Marrëveshja e Ohrit nuk është libër i shenjtë që nuk mund të ndryshohet, dhe ajo gjithsesi me bisedime me ndërmjetësim ndërkombëtar mund të zhvillohet më tej, por është tejet e gabuar të hidhet poshtë si e tillë dhe të fillohet sërish prej fillimi, ashpërsohen relacionet me fqinjët tanë në IRJM duke e tërhequr sërish klasën e luftëtarëve nacionalë në llogore të luftës.
Në vend të angazhimit për luftë dhe ndarje, ata që e duan vendin dhe që kanë synime afatgjata dhe ide të qarta për interesa nacionale, do të angazhoheshin për ruajtjen e Maqedonisë dhe rirregullimin e saj të brendshëm në harmoni me interesat e popujve që e përbëjnë.
Koha ka dëshmuar se popujt e Ballkanit nuk arrijnë të komunikojnë dhe të jetojnë në paqe, nëse nuk ndërmjetësohen nga një angazhim unik europerëndimor (këtu përfshihet edhe USA).
Sfidë për atdhetarët, shqiptarë dhe maqedonas, do të jetë të ndërtojnë paqen, shtëpinë e përbashkët ku të gjithë do të ndihen të lirë, të krijojnë sa më shumë vende pune dhe të hapin sa më shumë shkolla e biznese dhe në këtë fushë të bëjnë garë me të tjerët. Përpos atyre që merren me biznesin e luftës, natyrisht.
Nëse nuk e arrijnë këtë, pretendimet e fqinjëve për një copë të madhe apo të vogël Maqedonie, do të ndezin sërish zjarrin e një lufte ballkanike, e cila nuk besoj se është në interes të popujve përreth.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009