Qeveria ul koston e legalizimit të objekteve për qytetarët
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Rihapet tregu i letrave me vlerë
Qeveria shqiptare do të rihapë tregun e letrave me vlerë. Lajmi është bërë i ditur dje në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave nga kryeministri Sali Berisha. “Qytetarët shqiptarë që do të legalizojnë objektet, do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës së tyre ta paguajnë me letra me vlerë, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është kompetencë e qeverisjes vendore”,- tha Kryeministri. Madje, ai shtoi se edhe ata që tashmë kanë shlyer detyrimet për një legalizim në masën 100% do të rimbursohen nga qeveria me letra me vlerë për masën 80% të vlerës së shumës së paguar. Përsa i përket taksës së infrastrukturës, e cila paguhet me tarifën e legalizimit, Berisha nënvizoi se ajo do të paguhet siç është bërë deri më tani në taksat për pushtetin vendor, duke shtuar se nuk mund t’i privohet pushtetit lokal kjo e drejtë. Berisha u shpreh më tej: “Sot unë do të trajtoj një problem të veçantë që ka të bëjë me letrat me vlerë. Letrat me vlerë të emetuara nga qeveria ime në vitet 95-96 dhe të zgjatura afatet e përdorimit të tyre sërish nga qeveria ime, para tre vitesh, janë një detyrim madhor dhe i padiskutueshëm imi ndaj qytetarëve shqiptarë, sepse unë kam qenë president i vendit në fuqi ekzekutive, kur kam miratuar dhe urdhëruar emetimin e tyre. Kemi vendosur që i tërë procesi i legalizimit, përveç taksës së infrastrukturës, e cila është taksë e qeverisë vendore dhe unë nuk kam ndërmend që të ngushtoj dhe as të ndërhyj në kompetencën e tyre, por as edhe t’u ngushtoj atyre burimet e të ardhurave. Ajo është një taksë e vendosur me pëlqim të përbashkët me bashkitë dhe komunat e vendit, dhe mbetet e paprekur. Pra, përveç kësaj takse, qytetarët që do të legalizojnë objektet, do të kenë të drejtë që 80 % të vlerës ta paguajnë me letra me vlerë”. Për sa u përket qytetarëve, të cilët e kanë paguar vlerën njëqind për qind, kryeministri sqaroi se qeveria do t’u rimbursojë 80 % të vlerës, të cilën ata do ta paguajnë me letra me vlerë. Kryeministri theksoi se në këtë mënyrë hapet për letrat me vlerë një nga tregjet më të fuqishme të vendit, i cili bazohet në legalizimin e 500 mijë objekteve. “Në këtë mënyrë ne hapim një treg egzakt, sa 4 deri në 6 herë më të madh sesa vlera e letrave me vlerë”. Me këtë proces, u shpreh Kryeministri, ne shkojmë drejt shlyerjes së detyrimit që kemi ndaj më shumë se 1 milion shqiptarëve dhe kam shumë kënaqësi që çelim këtë treg dhe shlyejmë këtë detyrim. Kryeministri kërkoi nga Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike përgatitjen e gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë. Vlen të nënvizohet se çmimi i letrave me vlerë do të jetë ai që është i stampuar në kartëmonedhë dhe që do të jetë i barazvlerësuar me shumën në lekë. Gjithashtu, tanimë pritet të ketë një rritje të çmimit që nga dita e sotme në tregun e letrave me vlerë pranë Bankës së Shqipërisë.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009