Do të financohen 90 banesa sociale më pak
19/07/2010 Ishin parashikuar të ndërtoheshin 342 apartamente me kredi nga KE
Bashkia Durrës: Sheshi i planifikuar nuk e përballon këtë numër
DURRES- Ulet numri i banesave sociale, të cilat do të ndërtohen në saj të një kredie që ka afruar Këshilli Evropian në kuadër të ndihmës për të pastrehët dhe familjet me të ardhura të pakta. Bashkia e Durrësit ka kërkuar të ulë me 90 apartamente më pak numrin e apartamenteve, projekt që pritet të diskutohet shumë shpejt. Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës i ka dhënë 15 milionë euro kredi qeverisë shqiptare. Qeveria nisur nga aplikimi që ka bërë Bashkia e Durrësit për ndërtimin me hua të banesave sociale ka përfituar 3.341.410 euro për realizimin e projektit. Kësaj shume bashkia do i afronte edhe 146.933.712 lekë në respektim të marrëveshjes së nënhuasë në kuadër të projektit “Ndërtimi i banesave me qëllim social”. Ndërkohë që gjithçka lidhur me këtë marrëveshje ka përfunduar me nënshkrimin mes palëve dhe ka nisur puna për zbatimin e projektit në vitin 2008 numri i apartamenteve është ulur me afro 100 të tilla. Vet bashkia e ka planifikuar të ndajë këtë shumë në dy periudha. Për periudhën korrik-dhjetor 2010 kontributi financiar i bashkisë do të ishte 11 milionë lekë, kurse për periudhën janar-dhjetor 2011 kjo shumë do të shkonte në 135.933.712 lekë. Por Bashkia e Durrësit përmes njësisë së zbatimit të projektit të Drejtorisë Ekonomike të saj ka kërkuar të ndryshojë destinacionin e shumës 11 milionë lekë. Fill pas të drejtës së përfituar për të marrë nga qeveria shqiptare afro 3.4 milionë euro për banesat sociale, bashkia ka vënë në dispozicion truallin me numër pasurisë 5/603 në rrugën “Dalip Tabaku” në lagjen numër 14 të Durrësit. Pikërisht në këtë lagje pritet të krijohet një kompleks me banesa, të cilat do të kenë edhe infrastrukturë tjetër të përshtatshme si lulishte, ndriçim, trotuare, parkingje, kënde lojërash për fëmijë etj. Marrëveshja e huasë mes qeverisë së përfaqësues nga Ministria e Financës dhe Bashkisë së Durrësit në cilësinë e huamarrësit është nënshkruar më datë 13 shkurt 2008. Por pas afro 36 muajve bashkia ka vendosur të ndryshojë një pjesë të destinacionit të financimit, si dhe të ulë numrin e apartamenteve nga 342 të tilla në 252 apartamente. Bashkia ka përgatitur një relacion të gjatë të cilin pritet ta bëjë publik shumë shpejt. Në të qeverisja vendore justifikon se sheshi i planifikuar për të ndërtuar pallatet nuk mund të përballojë një numër të tillë apartamentesh. Sipas informacionit, numri maksimal i apartamenteve të mundshme për t’u ndërtuar në sheshin e rrugës “Dalip Tabaku” duke respektuar rregulloren e urbanistikës dhe treguesit urban është 252 apartamente. Ndryshimi destinacionit të shumës pritet të shkojë për infrastrukturën dhe sistemimet e jashtme. Ndërkohë burime nga Bashkia kanë bërë të ditur se projekti do të rishikohet së bashku me buxhetin për njësinë e zbatimit të projektit (PIU). Pas relacioneve që ka bërë bashkia, në mesin e muajit qershor, saktësisht me datë 17.6.2010 Ministria e Financës i ka dërguar një shkresë Ministrisë së Punëve Publike për rishikimin e marrëveshjes së nënhuasë për kredinë e Bankës së Zhvillimit në Këshillin e Evropës me Bashkinë e Durrësit. Veç pakësimit me 90 apartamente të projektit fillestar është cilësuar se kontributi financiarë nga Bashkia e Durrësit nga 224.6 milionë lekë, pa përfshirë vlerën e truallit, bëhet 147 milionë lekë. Bashkia do të këmbëngulë që ndryshimi në projekt të ndodhë brenda muajit korrik ngase ky është edhe muaji i parë i financimit të kredisë.