"Do të ftoj të votojnë për mua ata që kërkojnë ecjen përpara dhe jo fillimin nga e para"
17/03/2005 Një nga emrat e PS-së, Arben Ahmetaj, thekson se kjo parti do të marrë dhe një tjetër mandat për të vijuar reformat
Në një Intervistë për "Metropol", një nga kandidaturat më të reja të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, është shprehur se socialistët me vendimet më të fundit kanë treguar se kanë emra, të cilët do të garantojnë mandatin e tretë qeverisës. Duke deklaruar se është në pritje të vendimit të forumeve për kandidaturën e tij, Ahmetaj, thekson se do të ftoj "të votojnë për mua të gjithë atë që kërkojnë ndryshimin dhe jo zhbërjen. Unë do të ftoj të votojnë për mua të gjithë atë që kërkojnë ecjen përpara dhe jo fillimin nga e para". Gjithashtu, ai thekson se do të ndihmojë elektoratin e tij, pas zgjedhjeve për të arritur në legalizimin e ndërtimeve në zonat infeormale, që mund të jenë në zonën e tij elektorale. "Pas plotësimit të formularëve dhe administrimit të tyre nga Bashkia, vjen faza e dytë e procesit për regjistrimin e më pas legalizimin e banesave. Mendoj se ndjekja e procedurës së përcaktuar me ligj është jo vetëm mënyra e vetme për legalizimin e banesave në zonat urbane joformale, por dhe mënyra e vetme që do të garantojë suksesin e procesit të administrimit të territoreve urbane të nisur tashmë nga Bashkia e Tiranës", tha Ahmetaj.
Ju keni patur një karrierë të qendrueshme në administratën shtetërore gjatë këtyre 8 viteve të fundit. Ndërkohë, keni vendosur të kandidoni në këto zgjedhje parlamentare. Përse e morët këtë vendim tani dhe jo më parë?
Besoj se për çdo njeri ka një moment, kur duhet të marrë vendime të rëndësishme në jetë. Marrja e këtyre lloj vendimeve nuk është një akt i veçuar në kohë, por një proces, i cili, pa dyshim, ndikohet nga përvoja jetësore dhe nga vështrimi mbi të ardhmen. Të dy këta faktorë kanë të bëjnë qoftë me punën dhe eksperiencat e mia individuale në sektorin privat dhe publik, po ashtu dhe me përkatësitë e mia sociale, si anëtar i një familjeje të caktuar dhe sigurisht i një rrethi shoqëror të caktuar. Ajo që ka ndodhur me mua, dhe që besoj se i ka ndodhur edhe shumë të tjerëve, është mospërputhja midis asaj që ju e cilësuat si sukses dhe synimeve që pasojnë, pasi preket suksesi. Më duket se ky quhet “paradoksi i dëshirës”. Tani që mund t’ia pohoj vetes disa nga arritjet e mia, si pjesëtar modest i qeverisjes aktuale, ndiej se ende mbetet shumë për të bërë. Parë në këtë kuptim, i ashtuquajturi “paradoks i dëshirës” është në të vërtetë vijueshmëri logjike, pasi që në momentin që i provon vetes se je i suksesshmë në sferën private, t'i kërkosh që të përsëritësh suksesin në sferën publike, duke ndërmarrë një sfidë të re. Unë, pra, kam marrë këtë vendim, sepse mendoj që shumë më tepër akoma duhet përmirësuar dhe sepse këtë herë me bashkëqytetarët e mi duhet të tentojnë tanimë të gjithë së bashku të arrijmë sukses përballë realiteteve sfiduese që kemi përpara. Sigurisht, që fjala e fundit i ngelet forumeve të Partisë Socialiste. Unë do të respektoj vendimin e këtyre forumeve mbi aprovimin e mundshëm të kandidaturës time, pasi dëshiroj të përsëris edhe një herë që vendimi përfundimtar u takon atyre.
Cila do të jetë strategjia juaj që mendoni se do t’ju sjellë fitoren?
Katër vjet më parë, preludi muzikor i fitores së Partisë Socialiste ishte himni i famshëm “GO ËEST”. Sot, në vitin 2005, sfida jonë e përbashkët është “TO BE ËEST”. I takon tashmë më të rinjve t’i japin energjinë e duhur kësaj sfide dhe më të vështirë. Mendoj se ndryshimi i vazhdueshëm është edhe kostoja e të qenit i suksesshëm në politikë. Unë do të ftoj të votojnë për mua të gjithë atë që kërkojnë ndryshimin dhe jo zhbërjen. Unë do të ftoj të votojnë për mua të gjithë atë që kërkojnë ecjen përpara dhe jo fillimin nga e para. Unë jam i sigurtë se nuk ka kthim prapa, sikurse jam i vendosur që t’i japim politikës një fytyrë tjetër, që ajo të jetë e arritshme nga të gjithë, nëpërmjet pjesëmarrjes si në hartim e saj, ashtu edhe në vlerësim dhe kontroll të rezultateve. Mendoj që politika tashmë ka nëvojë të domosdoshme të administrohet ajo vetë e para. Keqadministrimi i politikës ka sjell kosto të jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale, që ne shqiptarët e kemi provuar tashmë kur përjetonim epokën tonë të ngjashme më atë të “FAR ËEST-it”. Administrimi korrekt, ndjeshmëria dhe ndershmëria ime janë garancitë që unë ofroj për zgjedhësit e mi.
Njesia nr.7, ku ju do të kandidoni, vazhdon të ketë probleme serioze në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Si synoni të përballeni me zgjidhjen e këtij problemi?
Sikurse ju e dini, Kuvendi ka miratuar një ligj për legalizimin e ndërtimeve informale, sikurse ka edhe një procedurë ligjore të zbatimit të tij. Tashmë ka filluar shpërndarja e formularëve të deklarimit nga qytetarët të banesave dhe sipërfaqeve territoriale për efekt legalizimi. Unë jam banor i të njëjtës zonë, dhe i kuptoj mirë të gjitha ndjeshmëritë që shoqërohen me këtë proces. Por, i këshilloj të gjithë banorët e kësaj zonë të plotësojnë sa më parë këta formularë, si hap i parë i zgjidhjes institucionale dhe përfundimtare të këtij problemi. Pas plotësimit të formularëve dhe administrimit të tyre nga Bashkia, vjen faza e dytë e procesit për regjistrimin e më pas legalizimin e banesave. Mendoj se ndjekja e procedurës së përcaktuar me ligj është jo vetëm mënyra e vetme për legalizimin e banesave në zonat urbane joformale, por dhe mënyra e vetme që do të garantojë suksesin e procesit të administrimit të territoreve urbane, të nisur tashmë nga Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë, dua të them se është maxhoranca socialiste që ka filluar procesin e legalizimit të zonave informale, dhe do të jetë ajo forca politike qeverisëse, që do ta përfundojë atë në mandatin e ardhshëm.
Cili do të jetë qëndrimi juaj në fushatë përballë konkurrenteve tuaj në garën elektorale?
Pikësëpari, unë jam duke pritur që forumet e Partisë Socialiste të shprehen mbi kandidaturën time. Gjithashtu, jam në pritje të mësoj emrat e konkurrentëve të mi. Pavarësisht se kush do të jenë ata, unë jam i bindur se në garë do të jenë alternativat dhe politikat e zhvillimit që secili do të ofrojë dhe jo sharjet, apo pasionet. Jetojmë në një qytet të madh, që po kërkon dita-ditës të provojë se i përket botës së qytetëruar. Nëse edhe konkurrentët e mi do ta shikonin këtë garë zgjedhore nga i njëjti këndvështrim, atëherë zgjedhësit e zonës elektorale, ku unë do të kandidoj do të kenë rastin të provojnë realisht emancipimin e politikës dhe të asistojnë në shfaqjen e qytetarisë së saj. Meqë me sa duket jam i pari në “start” përfitoj edhe nga kjo intervistë t’ju uroj rivalëve të mi një garë dinjitoze, ku të fitojë më i miri.
Partia Socialiste ka përzgjedhur administratorë të suksesshëm për të kandiduar për ngjyrat e saj në këto zgjedhje. Cfarë të reje sjell kjo, sipas jush, dhe a ka rivalitet me emrat e rinj që PD ka ofruar në KOP?
Kandidaturat e përzgjedhura nga PS janë garancia e një stili të ri menaxhimi të politikave dhe për më tepër nëpërmjet një metodologjie ndryshe, tepër bashkëkohore. Unë vetë besoj se PS ka ditur edhe këtë herë të jetë në një hap me kërkesat që imponon dinamika e ndryshimit të vazhdueshëm në realitetin shqiptar. Ky stil i ri është jo vetëm domosdoshmëri, por është provuar se mund të jetë i suksesshëm dhe efikas. Mjafton të përmend inicimin dhe hartimin e strategjive të suksesshme në fushën e energjetikës, tatim-taksave, cështjeve të integrimit, administrimit të pushtetit lokal etj.
Së dyti, këto kandidatura janë të përfshira në ecurinë e reformave të rëndësishme strukturore bazuar te shpirti i iniciativës së lirë dhe sipërmarrjes private.
Së treti, mendoj se këta emra të rinj përfaqësojnë kapacitete maksimale intelektuale nga më të spikaturat në vend, në fushat ku ata veprojnë; mjafton t’i reforehemi edhe thjesht nivelit të tyre arsimor dhe shkallës së përgatitjes së tyre profesionale.
Këta emra të rinj jo vetëm që fusin frymë të re brenda sistemit, por sjellin një garanci të pakundërshtueshme zhvillimi dhe progresi. Më lejoni të përsëris se kostoja e të qenit i suksesshmëm është ndryshimi i përhershëm. Të ndryshosh, do të thotë të prekësh individin dhe komunitetin në dinamikën e tij të zhvillimit. Me të tilla kandidatura, që janë një garanci konkrete ndryshimi, PS synon mandatin e saj të tretë qeverisës.
Për pjesën e dytë të pyetjes, personalisht do ta quaja pozitive tendencën për hapje dhe ndryshim që mund të ketë shfaqur PD tani para zgjedhjeve, por unë do të bëja një dallim midis dy forcave politike kryesore në garën elektorale; ndërsa PS ka ndjekur politikën e hapjes në vazhdimësi dhe ka afruar vit pas viti figura të reja, PD vendosi të veprojë në këtë mënyrë vetëm disa muaj para fushatës. Dinamikat e një procesi besoj se janë shumë më të fuqishme sesa ato të prodhuara si pasojë e një akti të vetëm.
Ndërkohë ju keni filluar qysh tani përgatitjet elektorale. Cili është problemi më akut që vini re?
Mendoj se do të kandidoj në zonën ku banoj, ndryshe nga shumë kandidatë të tjerë që garojnë për legjislaturën e re. Kjo do të thotë që unë përballem me të njëjtat probleme çdo ditë, sikurse çdo banor i zonës time. Nuk do shumë për t’u provuar që unë thith përditë të njëjtin ajër si çdo banor tjetër i Tiranës. Por unë e di se rrugët ku sot punohet shumë shpejt do të përfundojnë, sikurse kam besim se energjia elektrike do të ndërpritet gjithmonë e më rrallë. Ajo që unë angazhohem para zgjedhësve të mi është që unë të kontribuoj e ta sjell sa më afër këtë ditë. Po ashtu, jam i bindur që ne kemi mundësi të hapim më shumë vende pune për komunitetin, ashtu sikurse mund të krijojmë më shumë mundësi që të moshuarve dhe njerëzve në nevojë të mos u mungojë kujdesi dhe vëmendja që meritojnë. Vëmendja ime nuk do t'i mungojë asnjë ditë komunitetit.
Me kë jeni konsultuar për të marrë vendimin për të kandiduar dhe cili është roli që do të luajë familja juaj në këtë garë elektorale ?
Sikurse e përmenda në përgjigjen e pyetjes suaj të parë, deshira për të kandiduar për PS është produkt jo vetëm i përvojave individuale, por edhe i përkatësisë time sociale. Familja, miqtë, të njohurit dhe bashkëpunëtorët janë ajo pjesë e realitetit që më ka bërë të kuptoj se përpara se të jem një administrator publik jam një familjar, një baba, një bashkëshort, një banor i një lagjeje të Tiranës, një qytetar dhe mbi të gjithë një shqiptar. Sigurisht qe mbeshtetja e Kryeministrit, dhe e drejtuesve të tjerë kryesorë te PS është vendimtare. Kjo është njëkohësisht zgjedhja që ka bërë edhe familja ime, duke më mbështetur në këtë vendim që unë kam marrë tashmë dhe është pikërisht familja ajo që më ofroi inkurajimin e parë kur unë shfaqa dëshirën për t’i hyrë kësaj sfide.
Cili është mesazhi i Arben Ahmetajt për elektoratin e tij?
Unë u premtoj zgjedhësve të mi VEMENDJE dhe jo harresë. Tek unë, ata do të gjejnë gjithmonë një njeri të gatshëm për t’i dëgjuar dhe mandej për të përçuar zërin e tyre atje ky hartohen, vlerësohen dhe zbatohen politikat. Jam banor i zonës ku do të kandidoj dhe përjetoj të njëjtat shqetësime dhe si gjithë të tjerët, dua dhe kërkoj një jetë më të mirë, një qytet më të mirë, një Shqipëri që ecën përpara çdo ditë drejt progresit.
Bisedoi Marilda Bejleri