Graf, foto nga Petrela në Jezercë
17/03/2005 Humanistja austriake
Pas botimit në gjermanisht, albumi me fotografi "Shqipëria Veriore, nga Petrela në Jezercë", është botuar edhe në gjuhën shqipe, e realizuar nga humanistja e njohur austriake, Marianne Graf, e cila prej 15 vitesh e quan Shqipërinë si atdheun e saj të dytë. Albumi i zonjës Graf është vazhdim i një tradite të hershme të studiuesve austriakë, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar në fushën e albanologjisë.
Duke botuar albumin e saj me fotografi "Shqipëria Veriore, nga Petrela në Jezercë", humanistja austriake Marianne Graf ka sjellë tek shikuesit dhe lexuesit shqiptarë e austriakë përjetimet e saj për Shqipërinë, të cilën e quan "një copë Evropë Jugore e harruar". Trembëdhjetë vitet e qëndrimit të saj në Shqipëri, i kanë mundësuar Marianne Graf që të përshkojë me mijëra kilometra rrugë malore, të takojë njerëz të shumtë dhe të shijojë peisazhe natyrore të papara, të cilat me dashamirësinë e saj prej humanisteje i ka fiksuar në fotot e publikuara për herë të parë. Duke përshkruar mbresat e vizitës së saj të parë në Shqipëri gjatë vitit 1992, autorja e albumit me fotografi nga Shqipëria Veriore, thotë se shqiptarët "hapën për mua lugina dhe kasolle, të cilat, zakonisht, hapen me vështirësi për të huajt. Me kënaqësi kujtoj nga ato, fshatra të largët, ura druri të varura (pasarelat) dhe shtigje, prej nga mund të përfundoje në greminë, mikpritjen prekëse në banesat e thjeshta (por të pasura me pickime pleshtash), netët e akullta dhe ngrohtësinë shëruese të llojeve të shumta të çajit të malit dhe të rakisë. Të pish bashkë me fshatarë dhe me barinj duhan kundërmues dhe të përjetosh me ish të burgosur shijen e keqe të përbuzjes njerëzore dhe të vdekjes në ish kampet e të burgosurve, t’u shpëtosh bashkë me ndihmëtarët gurëve që rrëzoheshin tatëpjetë shkëmbit, rrëshqitjeve në baltë, si dhe kallashnikovëve kërcënues, të ëndërrosh me artistët dhe zhvillosh diskutime të nxehta me politikanët, këto janë më shumë se sa ngjarje interesante".
Janë pikërisht këto përjetime të një periudhe të vështirë të tranzicionit shqiptar, ata që e bënë austriaken Marianne Graf që të dashurohet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria reale u bë kështu atdheu i dytë për zonjën Graf.
"Prandaj, them se sa herë që udhëtoj dhe kudo ku mbërrij, në Austri apo në Shqipëri, unë vij në shtëpi", shkruan ajo.
Duke u shprehur se problemet i ka trajtuar në mënyrë të mjaftueshme, Marianne Graf shkruan në hyrjen e albumit të saj me fotografi, se dëshiron t’u hapë sytë lexuesve për peisazhin madhështor dhe për bukuritë e vogla, të cilat në këtë vend ekzistojnë me shumicë përkrah këtij trishtimi. Ajo thotë se në çdo rast "është vlerësimi pozitiv që çan përpara dhe të jep guxim të bëhesh i vetëdijshëm për forcën tënde, e cila bën të mundur përballimin e detyrave të tashme dhe të së ardhmes".
Albumi fotografik "Shqipëria Veriore, nga Petrela në Jezercë" sjell pamje jo vetëm nga qytetet veriore të Shqipërisë, por edhe nga zonat fshatare. I ndarë në 34 kapituj me rreth 220 fotografi, ai pasqyron artistikisht, jo vetëm peisazhin mahnitës të kësaj pjese të Shqipërisë, por edhe njerëzit e saj. Mes këtyre kapitujve, autorja ka trajtuar në mënyrë të veçantë fëmijët, të moshuarit, gratë etj. Në vend të diçiturave të fotografive, autorja ka parapëlqyer të sjellë për shikuesit dhe lexuesit e albumit të saj fragmente nga krijimet më të arrira të autorëve shqiptarë, duke i dhënë kështu një hapësirë më të gjerë përmbajtësore fotografive të saj artistike. 54-vjeçarja Graf është mësuese, pedagoge, administratore sociale dhe jeton në Gësendorf të Austrisë. Për përkushtimin dhe punën e saj të palodhur, për kontributin shoqëror dhe humanitar, për angazhimin në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ajo është nderuar brenda dhe jashtë vendit të saj, ndërsa në vitin 1996 është nderuar me urdhrin më të lartë të shtetit shqiptar, me "Nënë Tereza".