E Hënë, 2 Nëntor 2026

Komiteti paraqet tre formularë për të kërkuar pronat

17/03/2005  Të gjitha dokumentet dhe afatet për kthimin dhe kompensimin

Komiteti i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave ka vendosur formularin përfundimtar, që duhet të plotësojnë ish-pronarët për të kërkuar të drejtën e tyre për kompensimin. Sipas udhëzimit të miratuar do të jenë komisionet vendore, që do të kenë të drejtën për të kontrolluar dokumentacionin që do të paraqesin ish-pronarët. "Metropol" boton sot të plotë formularin që do të plotësojnë ish-pronarët.

2.Dokumentacioni i kërkuar subjektit të shpronësuar

Komisionet Vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i kërkojnë subjektit të shpronësuar të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

2.1.Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave

2.1.1Kërkesë për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës nënshkruar nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë të posaçme (formular tip)

2.1.2.Dokumentet që vërtetojnë pronësinë e subjektit si dhe pozicionin gjeografik të pronës:

Dokument ligjor (mund të jetë një ose disa nga dokumentet si më poshtë)

Vërtetim pronësie lëshuar nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave

Dokument kadastral (pranë Zyrave të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut)

Vendim gjyqësor i formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë me vulën e gjykatës.

Dokument që vërteton heqjen ose marrjen e të drejtës së pronësisë së subjektit të shpronësuar nga shteti sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944

Dokumente shtesë:

Dokument nga Arkiva Hipotekore (pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme)

Dokument nga Arkiva e Shtetit Shqiptar (vetëm në ato raste kur dokumentet hipotekore apo kadastrale janë të depozituar në to)

Dokument hartografik (plan vendosje e vjetër e pronës, nëse ka), që mund të sigurohet nga:

Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit (Arkivi Qendror Teknik dhe arkivat teknikë në rrethe)

Instituti i Studimit të Tokave (arkiva hartografike)

Arkivi i Shtetit Shqiptar

Drejtoria e Shërbimit Pyjor (arkivi i Kadastrës Pyjore)

Bashkia e Rrethit (arkivi hartografik i Urbanistikës)

Këshilli i Qarkut (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës)

c.Dokument hartografik aktual - Harta aktuale, në varësi të vendit të pronës së pretenduar, mund të sigurohet nga:

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të gjitha zonat urbane dhe për zonat rurale ku është bërë regjistrimi.

Drejtoria e Shërbimit Pyjor për pyjet dhe kullotat

Këshilli i Qarkut (Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës) për tokat bujqësore të paregjistruara.

2.1.3.Akti i trashëgimisë

2.1.4.Prokurë e posaçme në rastin e përfaqësimit

2.1.5.Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë të posaçme

2.1.6.Mandat pagesë (për trajtimin e kërkesës).

2.2.Për plotësimin dhe zbatimin e vendimit të mëparshëm

2.2.1.Kërkesë (formular tip)

2.2.2.Çdo dokument të detyrueshëm për t’u sjellë dhe që mungon në dosjen ekzistuese

2.2.3.Prokurë e posaçme

2.2.4.Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë të posaçme

2.2.5.Mandat Pagesë (për trajtimin e kërkesës).

2.3.Për verifikimin e vendimeve të dhëna nga Komisionet e mëparshme në zbatim të Ligjit nr.7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe Ligjit nr.7699 datë 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokave bujqësore, kullotave, livadheve, tokave bujqësore dhe pyjeve”

2.3.1 Kërkesë për verifikimin e vendimit të dhënë sipas Ligjit nr. 7698, datë 15.4.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” (formular tip)

2.3.2.Kopje të vendimit të KVKKP (nëse ka)

2.3.3.Prokurë e posaçme

2.3.4.Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë të posaçme

2.3.5.Mandat Pagesë (për trajtimin e kërkesës).

2.4.Për ankesat ndaj vendimit të KVKKP

2.4.1.Kërkesë ankimore nga pretenduesi (formular tip)

2.4.2.Kopje të vendimit të KVKKP

2.4.3.Prokurë e posaçme

2.4.4.Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë të posaçme

2.4.5.Mandat Pagesë (për trajtimin e kërkesës).

2.5.Për kërkesat për formën e kompensimit të pronës

2.5.1.Kërkesë nga subjekti i shpronësuar ose përfaqësuesi me prokurë (formular tip)

2.5.2.Deklaratë personale për heqje dorë nga e drejta e parablerjes, në rast se këtë e përmban vendimi për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës (formular tip).

3.Dokumentacioni që plotësohet nga Komisioni Vendor apo Komiteti Shtetëror

Komisionet Vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin e pronave të paluajtshme që do të njihen, kthehen apo kompensohen me dokumentet e nevojshme nga institucione të treta për vërtetimin e gjendjes juridike të pronës dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor.

Sipas rastit përkatës, ky dokumentacion do të kërkohet nga një ose disa institucione, si më poshtë:

3.1.Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) për gjendjen juridike të pronës

3.3.Njësitë e Qeverisjes Vendore për pronat që i shërbejnë një interesi publik dhe propozohet të tjetërsohen.

3.4.Bashkia (Drejtoria e Përgjithshme e Urbanistikës) Komuna, Këshilli i Qarkut (Drejtoria e Urbanistikës) për konfirmimin e gjendjes së trojeve dhe ndërtesave.

3.5.Ministri i Energjitekës dhe ministri i Ekonomisë për pronat e përmbytura nga hidrocentalet dhe nëse ka përfituar sipas ligjit “Për shpronësimet për interes publik”

3.6.Ministri/at dhe institucione të tjera shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›