Çmime kulturore vjetore,3 milionë për artistë
17/03/2005
Revista “Kult” së bashku me shoqatën “Art group” do të organizojnë më 9 prill një mbrëmje gala për dhënien e çmimeve kulturore të përvitshme për krijimet dhe veprimtaritë më të vlerësuara për vitin 2004, si: libri shqiptar i vitit - shkrimtari i vitit; pjesa teatrale e vitit - regjisori i vitit; filmi shqiptar i vitit -regji+skenar i vitit; spektakli skeniko-televiziv i vitit - regji+producent i vitit; ekspozita individuale e vitit -piktori i vitit; instrumentisti i vitit; albumi muzikor i vitit - këngëtari i apo grupi i vitit; aktorja e vitit; aktori i vitit; balerini i vitit; programi televiziv i vitit - prezantuesi i vitit; fotografia e vitit.
Grupi i jurisë, që është dhe juria e parë, i përbërë prej nëntë personalitetesh, kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes, duke veçuar nga katër kanditatë për çdo fushë të artit dhe kulturës, të cilët do t’i nënshtrohen dhe pesë jurive të tjera. Sipas organizatorëve, këto juri kanë një specifikë të veçantë që janë: juria e gazetarëve të kulturës dhe kritikës; juria e specialistëve, ku do të ketë akademikë, specialistë të instituteve të ndryshme dhe Ministrisë së Kulturës; juria e tregtuesve të artit, ku do të ketë individë që punojnë në librari, dyqane muzikore, shitës biletash në Teatrin Kombëtar, TKOB, Galerinë e Arteve etj.; juria e spektatorëve që janë me profesione të ndryshme pa lidhje të drejtpërdrejtë me krijimtarinë kulturore-artistike, por që janë ndjekës të rregullt të jetës kulturore; juria e artistëve si dhe votimi telefonik i drejtpërdrejtë. Botuesi i revistës “Kult”, Ylli Sulo, tha se "revista 'Kult' ka qenë një barometër dhe njëkohësisht një kronikë e përjavshme, që mat pulsin dhe ritmin e këtyre aktiviteteve, sipas fushës që i përkasin”. Kalendari i kësaj reviste, duke sjellë përgjatë 12 muajve të vitit aktivitetet e spektrit kulturor, përbën përzgjedhjen dhe në një farë mënyre kriteret e inicimit të kësaj veprimtarie. Ndërsa, Rudina Magjistari, si përfaqësuese e shoqatës së “Art Group”, është një tjetër iniciatore e kësaj veprimtarie, si bashkëpunuese me revistën “Kult”.
Organizimi i “Çmimeve kulturore vjetore” ka si synim ta kthejë këtë aktivitet në një traditë të përvitshme, nisur nga fakti që deri tani nuk ka patur në Shqipëri një spektakël që të shpallë krijimet dhe njerëzit më të spikatur të vitit.
Juria kryesore
Piro Milkani, kineast
Pirro Misha, publicist, shkrimtar
Elvira Diamanti, aktore dhe drejtore e Teatrit të Kukullave
Eleni Laperi, studiuese, drejtore e Qendrës Kulturore të Grave “Lindart”
Edison Miso, muzikant, instrumentist
Arjan Sukniqi, koreograf
Albri Brahusha, shkrimtar
Ylli Pepo, kineast, regjisor
Fjodora Fjora, gazetare kulture