Si fryhet Blendi Klosi
17/03/2005 Ministri i Kulturës merr nurin e veprimtarisë “Çmimet kulturore vjetore” të organizuar nga revista “Kult” të Ylli Sulos, në bashkëpunim me shoqatën “Art Group”, të përfaqësuar nga Rudina Magjistari; Blendi Klosi, padashje, ka përcaktuar “fituesit”, duke u shprehur se ata janë artistë të mbështetur nga fondet publike që ka shpërndarë ministria për institucionet në varësi të saj
Prap do të bëhet “pronar" i artistëve, ministri i Kulturës, Blendi Klosi. Kur dje, botuesi i revistës kulturore “Kult” së bashku me shoqatën “Art Group” të Rudina Magjistarit, kanë iniciuar një aktivitet gala për të nderuar artistë në të gjitha fushat e artit, me nga një çmim prej 3 milionë lekë të reja.
Në krah i është gjendur Klosi, duke thënë se ata janë prodhues (si me qenë lakrambjellës dhe jo krijues) të kulturës, që janë mbështetur me fonde publike nga MKRS-ja. Dhe se tani, këtij aktiviteti po i gjendet moralisht në krah, duke e mbështetur me famën e institucionit më të lartë të kulturës. Në këtë rast ripërsëritet dëshira e madhe e Klosit për t’ju gjetur reklamës së figurës së tij, në këtë prag fushate politike.
Por nga informacioni jo tërësisht i plotë, duket se ata artistë që janë përzgjedhur në fazën e parë nga një juri prej 9 personalitetesh, ku secili prej tyre ka të paktën nga një shoqatë a qendër kulturore, nuk kanë trokitur ndonjëherë në Ministri të Kulturës.
Ky aktivitet, duket sipas organizatorëve se do të shkojë drejt finales në bazë të axhendës që ata kanë mbledhur në kalendarin e revistës “Kult”.
Pohimi i çmimeve nuk vjen nga ndonjë kriter tregu. Megjithatë është nismë private, me shumë kurajo. Por këtu ngatërrohet ministri i Kulturës, kur kërkon të gjejë si justifikim se artistët që janë pretendentë për çmim, paskan pasur mbështetjen e Klosit.
Sigurisht për Teatrin, Operan, Galerinë Kombëtare të Arteve paret jepen nga Ministria, sipas projekteve, ashtu siç është rroga e shtetit, thënë më copë. Diskriminuese, nëse nuk i rri lepe-peqe drejtorit, vlera jo vlera, plehra... turli hyjnë e dalin nga institucionet e shtetit. Kur drejtimet gati janë kthyer në post politik, ku vizita e ministrit, politikanit (me emër dhe sipas krahut në fuqi) a Kryeministrit është ngjarje më tepër se ekspozimi i një artisti me famë... të gjitha këto, sipas ministrit, tregojnë qartë se mbështeten prej fondit publik. Dhe sa i takon privatisht një këngëtari, kërcimtari, a fotografi, i bie më qarë të shkojnë në dasëm, se fitojnë më shumë. Për shkrimtarët dihet se kanë botuesit që i rrjepin, plus dhe bosin e Kulturës, ministrin, që siç duket, as Kadarenë, nuk e njeh.
I ulur në rangun e një zëdhënësi dhe në këtë rast nuk ka shkuar kot mundi i Klosit pa ngatërruar ca fjalë nëpër dhëmbë, sikur të ishte kompetent i këtij aktiviteti.
Ka folur për art elitar, për vepra të arrira në 2004-ën, të cilat janë mbështetur me fonde publike nga ministria. Por po të vësh lapsin në vijë të trashë, ndonjë artisti, individualisht i ka hequr vetëm ndonjë shpenzim udhëtimi, treni a avioni për ndonjë aktivitet ndërkombëtar, a turne jashtë vendit, nëpër lokale të organizuar me mall nga diaspora.
Të tjera shpenzime kanë shkuar sipas rastit të interesave, famës politike (sigurisht drejtuar nga e majta). Kur jo më shumë se ca javë më parë, një gazetë kulturologjike tentoi të ndante një çmim kompetent në fushën e letrave, duke arritur deri në finale, në vlerësimin e më të mirëve me një çmim modest, krejt privatisht financimi. Sepse ngjitja e shpeshtë e organizatorit të konkursit nëpër shkallët e ministrisë e pat bezdisur shumë, ngaqë nuk merrte përgjigje. Sigurisht, kjo nuk i hynte në sy ministrit për nga “figura”. Po kështu dhe një tjetër revistë kulturore, që para një viti e ca organizoi një mbrëmje filantropike për të sensibilizuar biznesmenët që të sponsorizonin, shkoi kot. “Aleph”, sot e kësaj dite kanë në Ministri të Kulturës një çarçaf me kurrikulum dhe firmë referenciale nga Ismail Kadare, për të financuar të paktën një numër të kësaj reviste. Janë bajate siç duket për ministrin këto kërkesa për mbështetje. Dhe morali (ashtu si paratë) i duhen për bëma më të mëdha, saqë shkon deri atje duke ua marrë krejt nurin këtyre aktiviteteve, spektakleve që kërkojnë të zhbëjnë diçka në këtë realitet, që siç duket i takon prap imazhit, por jo ashtu si e kupton Klosi.