"Moloja" e Canaletto në ankand për 5 milionë lira
17/03/2005 Një pikturë e mjeshtrit italian Canelotto, pritet të arrijë një shifër rekord në ankandin e organizuar nga "Christie", që do të organizohet në Londër në muajin korrik. Pritet që shuma për blerjen e kësaj pikture, në goditjen finale të çekiçit, të ketë arritur në 5 milionë lira. "Pamje nga moloja e Venecias" do të bëjë pjesë në një ankand, ku do të trajtohen shumë piktura nën pronësinë e biznesmenit të madh portugez, Antonio Champalimaud, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Piktura tregon lundrën e Doge-s, Bucintoro-n dhe një turmë të madhe, që të bën të mendosh se prezanton Ditën e Ngritjes, ditë që Dogo bekonte qytetin. Specialistët e shtëpisë së ankandeve "Christie", janë shprehur se kjo vepër ishte "ylli" i pakundërshtueshëm i këtij ankandi.
Një vepër unike
"Moloja", me aq sa dihet, ka qenë krijimi më i preferuar i Canaletto-s, por specialistët e "Christie" shpjegojnë se kjo vepër është unikale "për formatin e vet vertikal dhe këndvështrimin e autorit". Canaletto, emri real i të cilit është Giovanni Antonio Canale, lindi në qytetin e Venecias në 1697-ën dhe vdiq në vitin 1768. Ai u bë i famshëm duke pikturuar pamjet e ndërtesave dhe kanaleve të famshme ujore të vendlindjes së tij, Venecias. Veprat e tij kanë qenë shumë të kushtueshme në të gjitha ankandet e organizuara deri më sot. Në fund të muajit janar të këtij viti, një tjetër vepër e tij u shit në Nju-Jork, për 2.8 milionë lira. "Shatërvani i San-Marco-s" iu shit një blerësi privat, i cili dëshiroi të ruante anonimitetin. I dashuruar me peisazhin, Canaletto udhëtoi në Londër, në mesin e shek. të XVIII dhe pikturoi shumë pamje nga kryeqyteti anglez si edhe nga lumi i Tamizit.