Loloçi: Cënohet liria ekonomike

10/02/2005 Debati i heshtu para 6 muajve
Përfaqësuesi i Dhomës Kombëtare të Noterisë, avokati Krenar Loloçi, e ka argumentuar në muajin qershor hedhjen në gjyq të këtij ligji me faktin se këto ndryshime janë në kundërshtim me Kushtetutën, në nenin 11, që flet për lirinë ekonomike. Kështu, profesioni i noterisë nga një profesion i lirë shndërrohet në një profesion “të varur” nga ministri i Drejtësisë. Edhe caktimi i moshës 65 vjeç, sipas Loloçit, është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi kufizon dukshëm lirinë e profesionit të noterit. Por jo vetëm kaq. “Me zbatimin e kësaj dispozite, një numri të konsiderueshëm noterësh do t’iu hiqet licensa. Këta noterë përbëjnë profesionistët më të mirë e më me shumë përvojë e pastërti profesionale. Gjithashtu, ata kanë krijuar edhe arkiva të pasura, që janë të domosdoshme për zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, ka thënë Loloçi.
Dvorani: Profesion i lirë, por me kritere
Në gjykimin e kërkesës së noterëve, Ministria e Drejtësisë është përfaqësuar nga Arian Dvorani, drejtor i Drejtorisë së Kodifikimit pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, është pikërisht interesi publik që vë në lëvizje ligjvënësin për të rregulluar me një ligj të posaçëm ligjor veprimtarinë noteriale. “Noteria është një profesion publik i deleguar që mund të ushtrohet si profesion i lirë”, ka thënë Dvorani. Pikërisht për këtë arsye, ky profesion ligjor i nënshtrohet një sërë kriteresh për ushtrimin e tij që rregullohen me ligj të veçantë, atë për noterinë. Gjithashtu, noteria u nënshtrohet edhe një sërë kufizimesh ligjore. Kështu, kufizime të tilla janë: numri i kufizuar i noterëve, forma dhe rregullat e detyrueshme të organizimit, kritere të posaçme profesionale dhe moshe, konkurrimi për të fituar të drejtën e profesionit, caktimi i tarifave të posaçme për shpërblimin e punës së kryer etj. Sipas Dvoranit, përderisa noteria është një funksion i deleguar, është normale që edhe kontrolli i Ministrisë së Drejtësisë të jetë i ndjeshëm. Kjo për të garantuar ushtrimin e këtij profesioni në interes të publikut të gjerë. “Si pasojë edhe heqja e licensës me arritjen e moshës 65 vjeç edhe kompetencat më të gjera të ministrit të Drejtësisë janë plotësisht të justifikuara e në përputhje me Kushtetutën", ka thënë Dvorani.
Kushtetuta - Neni 11
Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.