Drejt pensionit, bën noter bashkëshorten, ose fëmijën
10/02/2005 Kërkesa për asistent 3 vjet para daljes në pension
Më 10 dhjetor të vitit 2004 kanë dalë në Fletore Zyrtare udhëzimet mbi kriteret për asistentët e noterit. Në këtë udhëzim thuhet se noteri ka të drejtë që të marrë si asistent dhe bashkëshortin apo fëmijën, kuptohet nëse ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë dhe plotëson kushtet. Por, në këtë rast noteri nuk duhet të jetë në prag pensioni, por kërkesa duhet bërë tre vjet para se sa të mbushë moshën 65 vjeç. Një tjetër udhëzim është që kërkesa për asistent nuk duhet bërë më vonë se një muaj nga dita që noteri ka dhënë dorëheqin, ose ka vdekur. Kur asistenti është brenda familjes, pranohet që ai të jetë asistenti i tretë brenda një zyre, megjithëse ky noter mund të ketë dhe dy asistentë të tjerë.
Administrimi i vulave të noterëve:
13. Noteri i pajisur me vulë është i detyruar të kujdeset për ruajtjen e saj nga dëmtimet, vjedhjet dhe përdorimin nga të tretët.
Vula është personale dhe përdoret vetëm nga noteri. E drejta për të përdorur vulën nuk mund t'u jepet në asnjë rrethanë të tretëve.
Në rast se gjatë kontrolleve, konstatohet se vula e noterit përdoret nga persona të tretë, atëherë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë të ngarkuar me kontrollin, pasqyrojnë faktin në procesverbalin përkatës.
14. Në rast se shkelet detyrimi i ruajtjes dhe përdorimit të vulës, ndaj noterit në varësi të rëndësisë së shkeljes merret një nga masat e mëposhtme:
-vërejtje me paralajmërim për heqje të lejes së ushtrimit të profesionit të noterit
-heqje të lejes së ushtrimit të veprimtarisë së noterit për një periudhë deri në dy vjet
-heqje të lejes së ushtrimit të veprimatrisë së noterit