Festa e gruas, gezim dhe zhgenjim per faljen
Redinalda Caushaj
Lot, perqafime, por edhe me pakenaqesi gjate festimeve te djeshme me rastin e 8 Marsit ne ambientet e Burgut 325, ne kryeqytet. Jane gezuar 16 grate e falura nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, nderkohe qe jane kenaqur me ulje te denimit 15 te tjera, disa prej te cilave pretenduan edhe per me teper. Dhurata ka qene me e madhe kur grate kane pare te dera femijet dhe te afermit, duke mos i permbajtur dot as lotet deri ne thirrje te forta gezimi. Shpresa e venitur gjate festave te fundvitit, ku prisnin te liroheshin, apo te faleshin, eshte ringjallur mengjesin e djeshem, gjate ceremonise festive qe u shoqerua edhe me dhurata te shumta. Me kureshtjen me te madhe, ato tregojne se kane ndjekur edhe lajmet e mbremjes se premte, ku mesuan se Presidenti kishte falur dhe ulur denimin per 31 prej tyre.
Ora shenonte 10:00 e mengjesit, kur ne burgun e grave dje kane hyre femije te vegjel te veshur me kostume dhe buqeta me karafila te kuq ne duar. Lotet e nenave, por edhe te gjysheve te denuara, kane nisur te bien mes faqeve, pasi kjo feste kurre nuk ishte shoqeruar me nje falje te tille. Ndersa perqafohen dhe puthen mes tyre, te tjere zgjasin koken per te pare nese nenat, motrat apo grate e tyre do te dilnin nga dera e madhe e Burgut 325. Po jo ne te njejten menyre eshte festuar dita e gruas nga grate e tjera te denuara. Disa te gezuara per miket e tyre qe u liruan, por edhe qe u ishte falur nga nje vit burg.
Por, pati edhe nga ato qe nuk e perballuan dot kete moment sa te gezuar, aq edhe te trishtuar. Ornela Capo, edhe pse i eshte ulur nje vit burg me dekret te Presidentit dhe i kane mbetur 6 muaj, ka preferuar te qendroje e mbyllur ne qeli pas nje gjendjeje depresive qe kaloi oret e para te mengjesit. "Do vras veten. Edhe 6 muaj me kane mbetur, si nuk m'i ulen edhe ato dhe te kisha shkuar prane familjes", mesohet se ka deklaruar e denuara Capo. Me pas e zhgenjyer eshte mbyllur ne dhomen e saj dhe nuk lejoi askend t'i afrohej. Ornela Capo eshte denuar per vrasjen e shoqes se saj. Nga ana tjeter, te aferm qe ishin lajmeruar per lirimin e 16 grave, por edhe te tjere, qe kishin ardhur per t'i uruar dhe sjelle nga nje buqete me lule, prisnin para portes se madhe te burgut. "Jam shume e lumtur, sepse kam nje vit e gjysme e mbyllur brenda mes hekurave, mes kater mureve, per nje veper penale, qe nuk eshte vertetuar asnjehere qe e kam kryer une", tha dje per gazeten "KJ", Jonida Karajana, 20-vjecarja, e cila ka lene dje qeline, pasi ka shlyer denimin per trafik te lendeve narkotike. Nderkohe qe gruaja e moshuar, Liri Capeti, teksa shtrengon nipcen e saj te vogel, i cili i ka dhuruar nje karafil, shprehet se "s'ka dite me te gezuar dhe me te bukur per mua. Uroj qe edhe te gjitha bashkevuajteset e mia te dalin nga burgu sa me shpejt, pasi jane nena me femije neper jetimore". Nderkohe qe, per Nushe Cecin, e akuzuar per vrasjen e te atit te saj, festa e gruas ka qene si gjithe ditet e tjera. Askush nga familja nuk i ka ardhur per vizite, pasi te afermit i ka larg. "Jam e lumtur qe me falen nje vit burg, por e penduar sa fija e flokut qe kam ne koke, per vrasjen e babait tim", tha ajo, ndersa e pyetem per uljen e denimit.