Fluks per festat ne Murriqan, edhe malazeze ne Shqiperi
Autobusi i linjes "Albania Intelines", me targa TR 0722 E, ka kaluar te premten pasdite rreth ores 16:00 ne piken kufitare te Murriqanit. Sipas policeve qe kryejne sherbimin ne kete pike, ne bord ndodheshin 48 persona, mes te cileve shoferi dhe perfaqesuesi i agjencise qe kishte organizuar udhetimin. Por, pas tij, burime zyrtare thane se kane qene edhe gjashte autobuse te tjere me targa te Tiranes, qe kane kaluar per ne Malin e Zi. Sipas policise te kesaj pike kufitare, shumica e pasagjereve kane qene gra dhe do festonin 7-8 marsin ne zonat turistike te vendit fqinj. Nderkohe qe fluksi i mjeteve nga e premtja deri mbremjen e djeshme ka qene i madh. Mbi tete mije persona kane kaluar gjate ketij intervali kohor me mbi njemije automjete. Forcat policore te Murriqanit bene te ditur se nje numer i madh mjetesh i takonin agjencive turistike dhe numerohen gati 300 autobuse qe kane kaluar pertej kufirit. Pasagjeret kane kryer verifikimin e pasaportave dhe dokumentacionit te tyre dhe me pas kane kaluar kufirin. Por levizja me e madhe nga Mali i Zi per ne Shqiperi eshte e disa agjencive malazeze, qe vijne ne fundjave ne Shkoder, Durres dhe Kruje.
R.Llazari